Një ditë pas aksidentit të ndodhur në autostradën Levan- Tepelenë, ku mbetën të plagosur katër persona, policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit.
Në pranga ka rënë Mariglen Mahmutaj, 31 vjeç, banues në Vlorë. Aksidenti ndodhi ne vendin e quajtur Varibope, ku u plagosen kater persona.
Të katër shtetasit, të cilët dyshohet se janë të afërt mes tyre, po udhëtonin me një automjet. Ata jane Mariglen Mahmutaj 31-vjeç i cili drejtonte dhe makinën, Ismet Mahmutaj 80 vjeç, Diana Ferra 45-vjeçe dhe Kate Mahmutaj. Të plagosurit janë të gjithë nga Vlora.