• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aksidenti tragjik dhe 4 jetë të humbura në Velipojë, Çuçi: Policia nuk ndan parcela plazhi. Ka të meta, po përgatitemi për një fazë të re

28/06/2021
Aksidenti tragjik dhe 4 jetë të humbura në Velipojë, Çuçi: Policia nuk ndan parcela plazhi. Ka të meta, po përgatitemi për një fazë të re

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, është në një konferencë për media, teksa dy ngjarje të rëndë që sollën 8 viktima ndodhën në harkun kohor të dy ditëve në vend.

“Ditët e fundit jemi tronditur të gjithë nga dy ngjarje të njëpasnjëshme. Një aksident tragjik rrugor, me katër jetë njerëzish të humbura dhe një tjetër vrasje me armë zjarri ku humbën jetën 4 persona për një parcelë plazhi. I mirëkuptoj ankesat e qytetarëve. Por dua të theksoj fort se Policia e Shtetit, përtej të metave të saj dhe përmirësimit që do të bëhen, as nuk ndjek të gjitha makinat që lëvizin në rrugët e vendit dhe as pas konfliktit të fqinjëve. Policia e Shtetit ndalon, por nuk dënon shkelës kriminelë, ato i ndalon gjykata. Ka rregulla e procedura transparente në ndarjen e plazhit, policia nuk ndan parcela plazhi por zbaton ligjin për mosprekjen e plazheve publike dhe ndërtimet pa leje. Kam vënë re se disa flasin me të madhe për rritjen e kriminalitet dhe aksidenteve me vdekje por kjo është e pavërtetë, pasi shifrat tregojnë të kundërtën.

Policia ka të meta, po përgatitemi për një fazë të re të reformës së policisë së shtetit. Po ashtu do të krijojmë një kuadër rregullatori të ri për të futur ne hetim pasurinë të drejtuesve të makinave të shtrenjta që kanë përsëritje të shkeljeve ligjore në qarkullim. Do të kemi dron super-inteligjent në rrugë dhe sistem monitorim rrugës. Brenda javës ndryshme në drejtori e komisariate të policisë në vend”, tha Çuçi”- tha Çuçi.

Konferenca vjen një ditë pas takimit të ministrit Çuçi dhe drejtuesve të tjerë të policisë me kryeministrin Edi Rama në Vlorë.

Ishte vetë kryeministri ai që paralajmëroi dje një ristrukturim, teksa tha se ishte parashikuar për në fund të verës, por për shkak të ngjarjeve të fundit do të përshpejtohet. Nuk dihet konkretisht se cilat institucione do të prekë kjo reformë, por pritet që Policia e Shtetit të jetë një prej tyre.

Mëngjesin e së premtes një familje u shua në një aksident në aksin Levan-Vlorë. Prindërit dhe dy vajzat e mitura humbën jetën pasi makina e tyre u përplas nga një “Audi”.

Mesnatën pas së shtunës 4 persona u vranë në Velipojë pas sherrit për hapësirat në Plazh, 2 të tjerë mbetën të plagosur. Ndërkohë që ngjarjet e tjera kriminale nuk kanë munguar intensive gjatë këtyre ditëve, opinioni publik ka kërkuar reagime nga shteti dhe madje qytetarët kanë zhvilluar dhe një protestë ndërgjegjësimi për aksidentet. Gjithashtu policia dhe qeveria është vendosur nën shënjestrën e opozitës.

Related Posts

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026
Shkeljet në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ish-drejtoresha e ARSSH shkon në Prokurori
Kryesore

Tenderi i tunelit të Skërficës, Apeli shpall të pafajshme Sonila Qaton

20/05/2026
“Koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka rënë kur iku kompania turke”
Kryesore

“Po përdoret fuqi joligjore”, reagon Pacolli: Aeroportin e Vlorës le ta marrin! Koha do të tregojë çfarë ka ndodhur

20/05/2026
Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Kryesore

Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

20/05/2026
Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!
Kryesore

Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!

19/05/2026
Kryesore

S’ka qetësi në Sarandë, pas vizitës së Ministrit të Brendshëm, ndalohet oficeri i krimeve të rënda

19/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndahet nga jeta aktori i njohur i “30 Rock”, Grizz Chapman

Ndahet nga jeta aktori i njohur i “30 Rock”, Grizz Chapman

23/05/2026
Rrëfim prekës nga Gjesti: Flet për humbjen e vëllait dhe betejën me ankthin: “Në publik dal i qeshur, por brenda jam i thyer”

Rrëfim prekës nga Gjesti: Flet për humbjen e vëllait dhe betejën me ankthin: “Në publik dal i qeshur, por brenda jam i thyer”

23/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al