Ky është momenti kur taksia me të cilën udhëtonte 23-vjeçarja Elena Avdillari dhe me drejtues Bujar Agalliun, u përplas me tabelën reklamuese të këtij karburanti në afërsi të fshatit Maminas në autostradë. Në pamje shihet se si makina, në ora 22:45, vjen me shpejtësi të madhe. Përplasja është e fuqishme aq sa e ndan makinën tjetër në dysh. Mercedez-Benzi godet me tabelën reklamuese të karburantit dhe përfundon disa metra më tutje.









