• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aksion si nëpër filma, trafikanti i drogës përplas me makinë 3 policë, efektivi qëllon me pistoletë

23/03/2024
Aksion si nëpër filma, trafikanti i drogës përplas me makinë 3 policë, efektivi qëllon me pistoletë

Tre agjentë policie dhe një qytetar janë lënduar orët e para të mëngjesit në një operacion antidrogë në Tiranë.

Sipas policisë, një i ri i identifikuar si Enea Sulejmani, ka përplasur tre efektivët që e kishin ndaluar për kontroll duke i goditur me mjetin tip VW Tiguan në përpjekje për t’u larguar për t’iu shmangur kontrollit.

Një nga efektivët ka qëlluar me armën e shërbimit duke e goditur në kofshë Sulejmanin.

Ky i fundit dhe tre efektivët janë dërguar në spitalin e Traumës ndërsa dy personat e tjerë që ndodheshin në mjetin Tiguan janë shoqëruar në polici.

Në makinë gjatë kontrollit është gjetur një pako rreth 1 kg që dyshohet se kishte brenda kokainë.

Njoftimi

“Tiranë

Sot më datë 21.03.2024, në vendin e quajtur rruga “Mihal Duri”, gjatë një operacioni policor të strukturës për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, kanë qenë duke kryer veprime operacionale në kuadër të procedimit penal nr. 496 te vitit 2024, veprime të autorizuara nga organi i Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjatë momentit që stuktura operacionale ka tentuar të ndalojë automjetin tip “Volksëagen Tiguan” me ngjyrë të bardhë me targë AB 780 MP, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien automjetin e sherbimit të policisë.Gjatë tentativës për t’u larguar një nga punonjësit e policisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit dhe për pasojë është plagosur shtetasi E. S., i cili është dërguar menjëherë në spitalin e traumës nga punonjesit e policisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në automjet janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë. Në automjet është konstatuar një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lende narkotike kokainë. Janë njoftuar strukturat e AMP-se të cilat do të kryejnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. AMP, pas kryerjes së veprimeve të para në vendngjarje dhe sqarimit të të gjitha rrethanave do të bëjë njoftim të plotë mbi këtë ngjarje.”

Related Posts

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota
Kryesore

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota

23/12/2025
Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin
Kryesore

Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin

23/12/2025
Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NBA/ Rikthim te suksesi, Oklahoma mund Memphis, fitojnë Boston, Pistons e Denver

NBA/ Rikthim te suksesi, Oklahoma mund Memphis, fitojnë Boston, Pistons e Denver

23/12/2025
Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al