• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aksioni i IKMT/ Djali i Enver Hoxhës i shkruan letër Edi Ramës, kërkon dëmshpërblim për shtëpinë ku jetonte Nexhmija

29/06/2020
Aksioni i IKMT/ Djali i Enver Hoxhës i shkruan letër Edi Ramës, kërkon dëmshpërblim për shtëpinë ku jetonte Nexhmija

Djali i Enver Hoxhës, Ilir Hoxha i ka dërguar sot një letër te hapur kreut të qeverisë, Edi Ramës. Në letrën e tij, djali i çiftit Hoxha kundërshton vendimin e Inspektoratit për Mbrotjen e Territorit për shembjen e banesës ku jetojnte Nexhmija.

Ilir Hoxha shkruan se i ka dërguar një mesazh drejtueses së IKMT-së, ditën që fadromat kishin shkuar për të shembur pallatin dhe shkruan se qëllimi i vetëm i shkatërrimit të shëpitsë ishte nxjerrja në mes të katër rrugëve e familjes së tij. Ai shton se letra u është dërguar për dijeni dhe dy ambasadave në Tiranë, asaj të SHBA dhe të BE-së.

Djali i diktatorit shkruan se nga shtëpia i kanë nxjerrë me dhumë dhe pas kanë lënë shumë relike dhe materiale të Enver Hoxhës dhe objekte tona personale. Në fund ai paralajmëron një padi ndaj IKMT.

LETRA E PLOTË

DREJTUR: ZOTIT EDI RAMA, KRYEMINISTER I SHQIPËRISË

PËR DIJENI: ZONJËS YURI KIM, AMBASADORE E SHBA

ZOTIT LUIGI SORECA, AMBASADOR I BE

ZONJËS ERINDA BALLANCA, AVOKATE E POPULLIT

KOMITETIT TË HELSINKIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT VJENË

Ju drejtohem Juve Z. Edi Rama (pavarësisht opinionit që keni për Enver Hoxhen, ai është mendimi juaj që mua nuk më intereson) une po ju drejtohem si Kryeministri i vendit tim, për të me mbrojtur nga institucionet që ju drejtoni. Më konkretisht ndaj IKMT-s me drejtuese Znj Dallëndyshe Bici. Bazuar në ligjin e shpronësimeve Nr. 8561 datë 22.12 1999, në kuadër të realizimit të projektit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta- Rrethrrotullimi Shqiponja”, (Loti I), u njoftuam për shpronësimin e banesës sonë. Nuk patëm asnjë kundërshtim, madje treguam mirëkuptimin tonë të plotë, për mospengimin e realizimit të kësaj vepre të madhe publike. Ndërkohe ishim në pritje të merrnim dëmshpërblimin që na takonte, që të sistemoheshim në një banese tjetër si dhe prisnim njoftimin shkresor nga IKMT-janë lidhje me afatet që Ne duhet të largoheshim nga banesa. Gjykoj se këto janë detyrime që administrata shtetërore ka ndaj qytetarëve të këtij vendi, të cilet kanë të drejtën të trajtohen me kujdesin dhe respektin e duhur dhe jo me veprime fashiste sic ndodhi me ne.

Por… Më datë 26 Qershor 2020, ora 9, në godinën ku banoja une dhe pjestarë të tjerë të familjes Hoxha, u paraqitën inspektoret e IKMT me fadroma për të prishur ndërtesen. Për t’ju vëne në dijeni, neve nuk na kishte ardhur asnjë vendim shkresor nga IKMT për prishjen e pallatit, ku duhej të ishte e përcaktuar dhe data që duhej të largoheshim nga ndërtesa. Pra u ndodhëm para një veprimi krejt arbitrar. Në këto kushte u detyrova t’idërgoj nje sms znj Dallëndyshe Bici ku i shkruaja :”Mirëdita, po ju lutem për një gjë. Kanë ardhur për të prishur shtëpinë. Nuk kemi kundërshtim. Të lutem ta shtyni dhe dy ditë se nuk po arrijmë të zbrazim apartamentin. Do ju lutesha me mirëkuptim për shtyrjen. Faleminderit. Me respekt Ilir Hoxha.

Zonja në fjalë megjithëse e pa sms, nuk dha asnjë përgjigje, duke qenë institucioni i saj fajtor. Për mos u zgjatur, pas presioneve të vazhdueshme arrogante të punonjësve të IKMT , duke na prerë dhe dritat për ta bërë fakt të kryer, na nxorrën me dhune nga banesa, ku kishin mbetur shumë relike dhe materiale të Enver Hoxhes si dhe objekte tona personale. Qëllimi i znj Dallëndyshe Bici ishte që me cdo kusht të nxirrte në mes të katër rrugëve familjen e Enver Hoxhes, dhe ia arriti qellimit. Mbetem pa shtëpi dhe ato orendi dhe objekte që shpëtuam i shpërndamë në miq e shoqeri. Më vjen keq zoti Kryeministër që t’ju them, se u përserit e njëjta situatë sic na nxorri nga shtëpia Sali Berisha në vitin 1993. Më vjen cudi si përputhen këto akte fashiste edhe pas 30 vjetëve, për më shumë nga një qeveri e majtë?!!!

Por, nuk mbyllet me kaq. Persekutimi i familjes së Enver Hoxhes u duk qartazi, se pasi na larguan me forcë nga banesa, IKMT jo vetëm nuk e prishi pallatin por lejoi të hyjnë njerez nga rruga që të plackitnin cfarë kishte mbetur në banesën tonë. Në këtë rast ne u demtuam jo vetëm materialisht por edhe moralisht se gjërat e shtëpisë tonë përfunduan në duart e njerzëve të panjohur, ndërkohë që mund të ishim lejuar ne ta boshatisnim banesën. Nuk e kuptoj zoti Kryeminister. Administrata juaj kishte gati dy vjet kohë, që cdo gjë të shkonte më së miri. Edhe Ne të sistemoheshim në kohë dhe punimet të mos pengoheshin. Pse duhet kjo arrogance. Për të treguar që jeni të fortë dhe mund të bëni cfarë të doni, apo keni një administratë të paaftë për fatkeqësi të këtij populli.

Institucioni i IKMT mban përgjegjësi dhe une do të ndjek rrugën ligjore për: Dhunim banese; Vjedhje e relikteve dhe dokumentacioneve të ndryshme të Enver Hoxhës; Vjedhja e orendive personale; Shkelja e të drejtave të njeriut; Dëmi moral dhe ulja e dinjitetit të familjes time. Për të gjitha këto do të kërkoj dëmshpërblim moral dhe material. Uroj dhe shpresoj që drejtësia e re do të jetë e paanshme dhe jo e politizuar. Në fund kam një falenderim për korrektësinë e Policisë së Shtetit që ishte në lartesinë e detyrave të saj.

Related Posts

Sot zgjidhet kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

Sot zgjidhet kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit

09/12/2025
Air Albania mbetet në tokë, por vazhdon të shesë bileta
Kryesore

Air Albania mbetet në tokë, por vazhdon të shesë bileta

08/12/2025
Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë
Kryesore

Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë

08/12/2025
U sulmua për vdekje nga pitbulli, flet e ëma e 2-vjeçarit shqiptar: Ai ishte fëmija më i ëmbël! Gjithçka ndodhi për 30 sekonda
Kryesore

U sulmua për vdekje nga pitbulli, flet e ëma e 2-vjeçarit shqiptar: Ai ishte fëmija më i ëmbël! Gjithçka ndodhi për 30 sekonda

08/12/2025
E mori nga rruga dhe e strehoi në shtëpi, qeni pitbull kafshon për vdekje fëmijën 2-vjeçar të emigrantit shqiptar në Greqi (VIDEO)
Kryesore

E mori nga rruga dhe e strehoi në shtëpi, qeni pitbull kafshon për vdekje fëmijën 2-vjeçar të emigrantit shqiptar në Greqi (VIDEO)

07/12/2025
Tonelatat me plehra, Kroacia shqyrton mundësinë e padisë ndaj Shqipërisë
Kryesore

Tonelatat me plehra, Kroacia shqyrton mundësinë e padisë ndaj Shqipërisë

07/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, sulmuesi kuqezi shënon me Trabzonspor

Realizoi “dopietë” ndaj Goztepe, Muçi përfshihet në formacionin e javës në Turqi

09/12/2025
Sot zgjidhet kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit

Sot zgjidhet kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit

09/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al