• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aktiviteti në Libohovë, Tritan Shehu fiks si Nuri Beu: Mos u gënjeni me ca qofte e byreqe!

07/06/2017
Aktiviteti në Libohovë, Tritan Shehu fiks si Nuri Beu: Mos u gënjeni me ca qofte e byreqe!

Filmin “Koncert në vitin 1936” me siguri që e kanë parë të gjithë, aq më tepër libohovitët, të cilin shohin me nostalgji në këtë film si ka qenë Libohova dikur në vitet ’70 kur është xhiruar ky film. Nuri Beu ishte një prej personazheve të atij filmi.

Ai kundërshtonte me forcë koncertin që do të mbanin ‘theatrinat’ e ardhura nga Tiranë, pasi babai i njërës prej tyre, Pandua, nuk e kishte lejuar atë të merrte pjesë në Kongresin e Lushnjes. Tritan Shehu ka marrë prej dy ditësh rolin e Nuri Beut.

Ai kundërshton një aktivitet që do të organizohet në Libohovë në datat 9-11 qershor. Bëhet fjalë për një panair festiv tradicional, me kostume popullore, muzikë, gatime, art etj. Ky është organizim i një subjekti privat, por i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe i programuar muaj më parë për t’u zhvilluar në këtë periudhë.

Tritan Shehu akuzon Mirela Kumbaron se po e përdor këtë aktivitet për fushatë elektorale. Gjatë një interviste në Tv Channel 7 ai tha se të majtën e ka kapur paniku nga humbja, prandaj po përdor artilerinë shtetërore. Për këtë ai iu referua aktivitetit që do të zhvillohet në Libohovë.

“Duan të përdorin të gjithë artilerinë e saj në mënyrë të paligjshme, jo etike. Por ta dinë mirë që bëjnë efekt të kundërt. Qytetarët nuk janë budallenj, nuk gënjehen nga ca show absurd siç kanë bërë këto kohë, nuk gënjehen nga ca qofte apo byreqe që mund të jepen atje, as nga pesë lekë. Por qytetarët mendojnë qartësisht për të ardhmen e tyre, për zhvillimin e familjes së tyre dhe të vendit”, tha Shehu.

Njësoj si Nuri Beu tek filmi “Koncert në vitin 1936” që nuk e pengoi dot koncertin, as ‘Nuri Beu’ që PD-ja kandidon për deputet në Gjirokastër, nuk e pengon dot një aktivitet promovues për Libohovën.

/Libohova Online/

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Stenaldo-Rogertit: Ça bëjnë këto vajzat që shkojnë në Dubai?

Stenaldo-Rogertit: Ça bëjnë këto vajzat që shkojnë në Dubai?

12/03/2026
Përdori doping të rëndë, pezullohet 10 vite atleti

Përdori doping të rëndë, pezullohet 10 vite atleti

12/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al