• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aktorja e njohur çon në gjykatë Qeverinë dhe AKSHI-n, kërkon pezullimin e ministres “Diella”

10/02/2026
Aktorja e njohur çon në gjykatë Qeverinë dhe AKSHI-n, kërkon pezullimin e ministres “Diella”

Aktorja Anila Bisha ka paditur në Gjykatën Administrative Këshillin e Ministrave, kompaninë Apel dhe AKSHI-n, dhe kërkon pezullimin e ministres së Prokurimeve Publike, Diella. Imazhi i Diellës është një rikrijim në avatar i pamjes së aktores Anila Bisha.

Në padinë e aktores 57-vjeçare kërkohet marrja e masës së sigurimit që mos të përdoret më imazhi i aktores deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Kontrata mes kompanisë Aleat dhe aktores Anila Bisha kishte efekt deri më 31 dhjetor 2025, dhe përfshinte vetëm lejen për përdorimin e imazhit për asistenten virtuale Diella, në e-albania, e jo për ministren Diella.

Çfarë deklaroi asokohe Anila Bisha për Opinion?

Anila Bisha: Kontratën për një vit e kam. Diella e e-Albania është deri në dhjetor 2025.

Blendi Fevziu: Po nga ana juridike si zgjidhet kjo, mbaroka Diella në dhjetor?

Anila Bisha: Bëhet Diella portreti im, por Diella mund të jetë…

Blendi Fevziu: Ka të drejtë në fakt se qenka si ministret se kur bëhen ministre ndryshojnë paraqitje, bëhen më të bukura, qenka brenda statusit.

Lutfi Dervishi: Pasi të fitojë tenderin e parë, mbase bëhet më simpatike.
Anila Bisha: Më e bukur se kaq…

Blendi Fevziu: Ishte një ofertë për Diellën e AKSHI-t apo e dije që do të bëhej edhe një…

Anila Bisha: Ishte një projekt i tillë dhe Ministria e Kulturës në bashkëpunim me AKSHI-n, kontaktuan me Teatrin Kombëtar dhe kërkuan emrin tim. Më kontaktuan dhe u lidha me një nga vajzat e stafit të AKSHI-t dhe më thanë që kemi një projekt. Okej thashë, në rregull se neve na gëzojnë këto lloj projektesh, jemi aktorë, jemi artistë dhe kur na ftojnë për projekte, është diçka plus, jo vetëm nga ana financiare, por edhe për imazhin.

Blendi Fevziu: Sa lekë more, do të të pyesin shqiptarët?

Anila Bisha: Po ta dija që do të ishte Diella kaq e famshme, kam marrë shumë pak, por kam marrë për Diellën e e-Albanias.

Blendi Fevziu: Ti nuk ke marrë për Diellën ministre?

Anila Bisha: Akoma. Por besoj se… Eksperienca me AKSHI-n ka qenë e shkëlqyer, kemi pasur dakordësi dhe gjithçka ka qenë korrekte.

Blendi Fevziu: Ti nuk ke asnjë lidhje, ti je vetëm imazhi.

Anila Bisha: Imazhi, vetëm fytyra dhe zëri. Patjetër zëri dhe jam lodhur shumë për të dhënë zërin.

Blendi Fevziu: Domethënë kur të më marrë malli për ty mua, të marr Diellën direkt dhe më përgjigjet Diella për të të dëgjuar zërin.

Anila Bisha: Unë duhej të bëja një spot, 5 minuta duhet të flisja çfarëdo lloj, vetëm të flisja për të marrë hapjen e gojës, pas 20 minutash dhe pastaj gjysmë ore pa ndërprerje. Ajo ishte e lodhshme. Gjysmë ore pa ndërprerje, plus janë incizuar 5 orë tekstet që dëgjoni nga e-Albania.

Blendi Fevziu: Po Diella di të japë përgjigje jashtë teksteve që ke regjistruar ti?

Anila Bisha: Nuk e di, unë s’e kam parë veten time në e-Albania në fakt.

Aktorja tregon edhe si e priti ‘detyrën’ e re të ministres.

Anila Bisha: Kanë reaguar që tek e-Albania dhe më thoshin sapo më dhe një certifikatë, me humor. Kur e dëgjova kryeministrin, u habita, thashë çfarë është kjo gjëja, çfarë po thotë ky? E mora me sportivitet.

Blendi Fevziu: More urime që u bëre ministre?

Anila Bisha: Sigurisht, u morën sa të duash.

Ministrja Diella u prezantua nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, më 11 shtator si pjesë e kabinetit të ri.Më pas, Rama tha se Diella do të zhvillonte edhe “fëmijët” e saj virtualë, për të zëvendësuar 83 deputetët e PS.

Related Posts

Sot protesta e opozitës, 1300 policë në terren
Kryesore

Sot protesta e opozitës, 1300 policë në terren

10/02/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
E rëndë në Itali/ I riu shqiptar humb jetën pasi kamioni përplasi makinën e tij
Kryesore

E rëndë në Itali/ I riu shqiptar humb jetën pasi kamioni përplasi makinën e tij

10/02/2026
Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, Kadastra zbardh kriteret: Falas për ndërtesat me funksion banini
Kryesore

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, Kadastra zbardh kriteret: Falas për ndërtesat me funksion banini

10/02/2026
Ministri i Mjedisit: Kemi përmbyllur fazën e parë të reformës së mbetjeve, tani do fokusohemi te investimet
Kryesore

Ministri i Mjedisit: Kemi përmbyllur fazën e parë të reformës së mbetjeve, tani do fokusohemi te investimet

10/02/2026
Korrupsion në zgjedhje, dënohet me burg një tjetër kryetar bashkie
Lajme

Korrupsion në zgjedhje, dënohet me burg një tjetër kryetar bashkie

10/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shakira pëson incident, përdredh kyçin e dorës dhe rrëzohet në koncert

Shakira pëson incident, përdredh kyçin e dorës dhe rrëzohet në koncert

10/02/2026
E mori Flamurtarin me 2 pikë, në Vlorë mbeten të zhgënjyer me rezultatet e Morieros

E mori Flamurtarin me 2 pikë, në Vlorë mbeten të zhgënjyer me rezultatet e Morieros

10/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al