Aktorja Monika Lubonja e pyetur nese kishte qarë kur vdiq Enver Hoxha, tha “Po”. Monika tha se atëherë të gjithë kanë qarë dhe e kanë bërë këtë vërtetë. “Ai e kishte ngritur kultin e vetë, unë recitoja poezi në shkollë për të”, u shpreh aktorja. Ajo i mëshoi idesë se një popull i tërë nuk mund të qante ashtu, po të mos ishte indoktrinuar. “Vetëm babai im nuk qau”, tha Monika.