• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

AKU bllokon mbi 387 ton mish importi, nxjerr emrat e kompanive

23/08/2019
AKU bllokon mbi 387 ton mish importi, nxjerr emrat e kompanive

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bërë të ditur sot se ka bllokuar një sasi të madhe (387.1 ton) mish në portin e Durrësit, që ishte importuar nga Brazili, Kanadaja dhe Qiproja. Sipas AKU, ky mish ishte i pasigurt për konsumatorët, me përmbajtje salmonele. Në disa raste mishi u bllokua për mungesë dokumentacioni. Ndryshe nga herë të tjera, AKU ka vendosur të publikojë edhe emrat e kompanive që kanë importuar mishin që vjen për konsum dhe përpunim (sallameri).

Njoftimi i plotë i AKU-së për gjithë ngarkesat me mish, të bllokuara në portin e Durrësit:

Kontrollet e kryera nga inspektoret e ushqimit të AKU Durrës në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës gjatë ditëve të fundit kanë konkluduar se disa ngarkesa me produkte importi janë të pasigurta për konsum njerëzor dhe si rrjedhojë kanë vendosur për kthimin e tyre në vendin e origjinës. Më konkretisht:

Tre ngarkesa me sasi totale 74.946 ton “Mish Derri” me origjinë nga Kanadaja, importuar nga subjekti “FRIGO ALB shpk”, rezultuan se nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore dhe kishin mangësi në besueshmërinë e dokumentacionit shoqërues (kryesisht të certifikatës veterinare si dokumenti kryesor i sigurisë së produktit si dhe certifikatat e analizave raportonin prezencë Ractopaminë, një produkt mjekësor veterinar i paregjistruar dhe i ndaluar për përdorim në Shqipëri dhe në BE)

Dy ngarkesa me sasi totale 52.257 ton “Mish Viçi” me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “Apetit shpk”, në rregjim tranzit në territorin e Shqipërisë me destinacion final Kosovën, rezultuan me mangësi dhe mospërputhje thelbësore në dokumentacionin shoqërues të mallit (çertifikata e origjinës dhe ajo veterinare mbanin të dhëna të ndryshme nga dokumenti i transportit dhe fatura komerciale) çka e bën mallin ushqimor të importuar pa identitet të konfirmuar dhe të pasigurt për konsum.

Më herët, analizat e kryera për disa nga ngarkesat me produkte ushqimore mish të importuar rezultuan me ngarkesë mikrobiologjike (analizat laboratorike raportuan prezencën e Salmonella spp) dhe si rrjedhojë, produkti ushqimor i importuar me këto ngarkesa është i pasigurt dhe i papërshtatshëm për konsum njerëzor. Për ketë arsye dhe referuar bazës ligjore dhe rregullatore në fuqi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi kthimin e këtyre ngarkesave në vendin e origjinës, më konkretisht:

Katër ngarkesa me sasi totale 107.240 ton “Mish derri” me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “ZICO sh.a.” është finalizuar praktika dhe ngarkesat janë kthyer në vendin e origjinës.

Gjashtë ngarkesa me 152.631 ton në total janë në proces përmbyllje praktike për kthimin ne vendin e origjinës ose asgjësim, më konkretisht:

51.984 ton “Mish Derri” me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “AMG shpk”,
27 ton “Fileto Pule” nga Brazili, importuar nga subjekti “KING MIT”,
25.999 ton “Mish Derri” nga Brazili, importuar nga subjekti “FRIGO ALB shpk”,
22.648 ton “Mish Viçi” nga Brazili, importuar nga subjekti “DEKON FRIGO shpk”.
25 ton “Mish Derri” me origjinë nga Qipro, importuar nga subjekti “EHË shpk”,
dhe me finalizimin e praktikës për kthimin ne vendin e origjinës ose asgjësim, rezultati do të njoftohet në rrjetin Europian të shkëmbimit të informacionit mbi rreziqet që lidhen me ushqimin (RASFF).

Related Posts

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)
Kryesore

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)

09/04/2026
Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)
Kryesore

Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)

09/04/2026
Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat
Kryesore

Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat

09/04/2026
Po ktheheshin nga pushimet e Pashkëve, shuhet në aksident gruaja shqiptare në Itali (Emri)
Kryesore

Po ktheheshin nga pushimet e Pashkëve, shuhet në aksident gruaja shqiptare në Itali (Emri)

09/04/2026
40 vite me përparëse të bardhë, kolegët të trishtuar për vdekjen e infermieres
Lajme

40 vite me përparëse të bardhë, kolegët të trishtuar për vdekjen e infermieres

09/04/2026
Karamuço: Në Shqipëri po krijohet një familje mafioze, ka fuqinë të komandojë edhe shtetin
Kryesore

Frikë prej luftës në Iran, Karamuço zbulon dronët amerikanë në Shqipëri: Kanë ardhur tani, forcat speciale janë vendosur pranë aeroportit dhe ambasadave

09/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

TRONDITET Dolce & Gabbana/ Stefano Gabbana largohet, në lojë 40% e kompanisë

TRONDITET Dolce & Gabbana/ Stefano Gabbana largohet, në lojë 40% e kompanisë

09/04/2026
Aston Villa fiton ndaj Bolognas në Europa League, bie Fiorentina

Aston Villa fiton ndaj Bolognas në Europa League, bie Fiorentina

09/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al