• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Akuza e fortë e Ngjelës/ ‘Rama do rrëzohet si Ramiz Alia, mësuesin e vizatimit e kap reforma në Drejtësi në 3 regjistra”

12/10/2017
Akuza e fortë e Ngjelës/ ‘Rama do rrëzohet si Ramiz Alia, mësuesin e vizatimit e kap reforma në Drejtësi në 3 regjistra”

Avokati Spartak Ngjela me tone të forta, akuza dhe një parashikim, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” , ka shkruar se kryeministri Edi Rama do të rrëzohet njësoj ashtu si ndodhi me Ramiz Alinë.

“Ja ky është kryeministri që keni; por është i lig, por naiv. Asgjë nuk do të arrijë: do rrëzohet nga mungesa e parasë sikurse edhe Ramiz Alia. Një psikologji kanë këta kuqalashë makabër. Dhe njësoj rrëzohen: nga varfëria ekstreme që iu imponojnë popullit në favor të pushtetit të tyre”- shkruan Ngjela.

Postimi i Ngjelës

A e kuptoni marrëzinë Rama për gjeneralizimin e TVSH- së.
Të gjitha llojet e biznesit duhet të paguajnë TVSH!
E dini pse?
Për të mbajtur pushtetin e tij personal duke zhytur edhe më thellë varfërinë shqiptare; sepse kjo menjëherë do të ngrerë çmimet; se TVSH-në nuk e paguan kapitali, por blerësit.
Dhe, a e dinë pse e ndërmerr këtë masë groteske dhe të ligë kundër të gjithë shqiptarëve ky?
Sepse është në embargo nga Perëndimi.
Dhe, a e dini Pse?
Sepse është kundër Reformës në Drejtësi dhe ajo e kap si të korruptuar.
Po nuk është vetëm TVSH-ja. Ka edhe masa të tjera zhvatëse.

Ja ky është kryeministri që keni; por është i lig, por naiv. Asgjë nuk do të arrijë: do rrëzohet nga mungesa e parasë sikurse edhe Ramiz Alia.
Një psikologji kanë këta kuqalashë makabër. Dhe njësoj rrëzohen: nga varfëria ekstreme që iu imponojnë popullit në favor të pushtetit të tyre.

  1. Vërtet mendoni që mund të mbijetojë nga një embargo perëndimore një mësues i thjeshtë vizatimi që urren këpucët klasike dhe demokracinë?

Pse çfarë e dini Enver Hoxhën ju, gjeni siç thotë Rama? Jo mo jo, thjesht një gjimnazit mediokër që çoi shqiptarët në mjerim se vetë atë e kapi reforma antistaliniane për krimet që kishte kryer. Nuk donte të përgjigjej, dhe e morri Shqipërinë dhe e degdisi në Kinë.

Kurse mësuesin e vizatimit e kap Reforma në Drejtësi në tre rregjistra: vetë, familjen dhe shokët e tij të pasuruar nga ai vetë.
Më gjithë mend e ka ky pafille se mund të mundë Uashingtonin dhe Berlinin, në vendosjen e moralitetit në qeverisjen shqiptare kur këta kanë shqiptarët me vete!

Është i humbur… E kujtoi politikën dhe pushtetin një telajo kanavace ku mund të zhgarravitë çfarë të dojë, dhe të kënaqet me zhgarravinat e tij.
Jo, zotëri! Ke hyrë në një rregjistër të rrezikshëm, njëlloj si mjeku modest Sali Berisha që mendoi se më pushtet mund të bëhej milioner, madje mundësisht që të shpërbëjë edhe Shqipërinë.

  1. Asgjë nuk do arrish duke varfëruar popullin me marrëzinë tënde për të mbajtur një pushtet që nuk e di as vetë se përse e do, kur nuk di të bësh asgjë – kjo i thuhet këtij Kryeministri veshur me atlete.

Masa tjetër varfëruese e tij kundër shqiptarëve është rritja pa fre e borxhit, dhe kërkon të dëbojë FMN- në nga Shqipëria që të zhvasë popullin e varfër shqiptar.
Asgjë nuk arrin dot. Se do t’i thellohet embargoja perëndimore. Ku di ky injorant se ç’është Amerika!

Kjo është një kohë që nuk çahet dot. Dhe si e sollën punët rranë në humnerë me të njëjtin kamion, edhe Berisha edhe Rama.
Komedi ishte, sigurisht, por aktorët e luajtën me makabritet maksimal deri në minutën e fundit.

Ramiz Alia, mendoi të rrinte në pushtet me tufëzat dhe arrëzat, dhe iku pa kuptuar asgjë.
Ramë ziu kërkon të rrijë në pushtet me embargo perëndimore, duke zhvatur dhe varfëruar popullin me borxh publik, me taksa absurde, me gjoba… se s’ka para të japë as rrogat. Turp!

 

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al