Një gol i anuluar dhe një penallti e pa dhënë, në Gjirokastër akuzojnë, vendimet e arbitrit patën një ndikim të drejtë për drejtë në rezultat, një barazim që në fund i rri ngushtë Luftëtarit. Trajneri Nikolin Çoçlli me shumë diplomaci ia kalon topin FSHF-ës e cila duhet të marrë masa për këta arbitra të cilët në mënyrë të pakuptimtë vendosin fatet e një takimi. Barazimi i marrë përballë Kukësit ka bërë që në Gjirokastër të besojnë ende tek mbijetesa, ky është një grup që vetëm mund të përmirësohet: Pavarësisht dëshirës së optimizmit të klubit bluzi, shifrat e bëjnë të ardhmen të vështirë në një kohë kur Skënderbeu, vendi i 8-të ka krijuar në 18 javë një shkëputje prej 12 pikësh.