Egnatia përballet me Midtjylland në Conference League të enjten në “Air Albania”. Lajme aspak të mira vijnë nga kryeqyteti, teksa sipas asaj që shkruajnë mediat, Policia e Shtetit nuk ka marrë përsipër zhvillimin e ndeshjes. Gazi lotsjellës ka depërtuar deri në ambientet e stadiumit, çka ka bërë të pamundur për skuadrën daneze vijimin e përgatitjeve normale për sfidën.
Tashmë, vëmendja është përqendruar te vendimi zyrtar që do të përcaktojë nëse sfida do të luhet sipas programit apo do të ketë ndryshime. Për Egnatian, që përballet me një takim historik në arenën europiane, situata krijon pasiguri në prag të ndeshjes.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








