• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Alarm/ Ushqimet e skaduara nga Tirana dërgohen në rrethe

08/04/2017
Alarm/ Ushqimet e skaduara nga Tirana dërgohen në rrethe

Konsumatorët shqiptarë gjithmonë e më shumë të pasigurtë për ushqimet që konsumojnë duket se janë ndërgjegjësuar më shumë për të denoncuar rastet e konstatuara të ushqimeve të skaduara. Sipas zyrës per mbrojtjen e konsumatorit zgjidhje për të garantuar sigurinë ushqimore është funksionimi i organeve kopetente si dhe vetingu për të vendosur në detyrë ekspertë dhe jo militantë.

Pavarësisht se para mbërritjes në tavolinat e konsumatorëve ushqimet kalojnë në një serë hallkash duket se ende këto të fundit nuk funksionojnë si duhet. Drejtori i zyrës për mbrojtjen e konsumatorit, Hasan Stafa ngre shqetësimin se produktet e skaduara tërhiqen nga tregu kryeqytetas për tu dërguar në rrethe.

Stafa: Skadon produkti në Tiranë, kapet në Tiranë dhe ai produkt në vend që të asgjesohet, por vendoset një etiketë tjetër dhe dërgohet në një zonë periferike.

Ai thotë se një numër i lartë denoncimesh janë referuar në instancat përkatëse.

Stafa: Ne kemi rast qe kemi çuar te ISUV analizat e produkteve të vecante, po hetojmë fabrika që përpunojnë mishin dhe e kthejnë në nënprodukte, ashtu sikurse po shikojmë dhe kemi dyshimet tona për imitacione në etiketa.

Sipas Stafës ashtu sikundër në politikë edhe në organet drejtuese të sigurisë ushqimore duhet Vetting për të larguar nga postet të papërgjegjshmit dhe për të vënë aty ekspertë.

Stafa: Kërkohet një profesionalizëm, kërkohet një vetting, pastrim i strukturave të administratës shtetërore nga militantët dhe të kthehen në punë profesionistët.

Produktet dhe nënproduktet e mishit dhe ato me origjinë shtazore rezultojnë të jenë ndër më të shumtat të konstatuara në tregje jashtë datës së skadencës apo jashtë kushteve të tregtimit ndaj për këtë arsye 2 javët e fundit sipas të dhënave të mbrojtjes së konsumatorit këto produkte janë braktisur nga konsumatorët.

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Thellohen çarjet e rrugës në Librazhd-Pogradec, ARRSH njofton kufizimin e qarkullimit

Thellohen çarjet e rrugës në Librazhd-Pogradec, ARRSH njofton kufizimin e qarkullimit

20/02/2026
E frikshme/ Çahet rruga në aksin Kuç-Qeparo, rrezik aksidenti për shoferët

E frikshme/ Çahet rruga në aksin Kuç-Qeparo, rrezik aksidenti për shoferët

20/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al