• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Alarmi që nuk ra! Google nuk dha sinjalin që mund të shpëtonte jetë në tërmetin e Turqisë

28/07/2025
Alarmi që nuk ra! Google nuk dha sinjalin që mund të shpëtonte jetë në tërmetin e Turqisë

Google ka pranuar se sistemi i tij për paralajmërimin e hershëm të tërmeteve nuk arriti të lëshonte alarmin e duhur gjatë tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë në vitin 2023, duke lënë rreth 10 milionë persona pa paralajmërim për intensitetin e lëkundjeve.
Sipas BBC-së, këtyre banorëve, që ndodheshin brenda një rrezeje prej 158 kilometrash nga epiqendra, mund t’u ishte dërguar paralajmërimi më urgjent i sistemit “Android Earthquake Alerts” të Google, një alarm që mund t’u jepte deri në 35 sekonda kohë për të kërkuar strehim.
Por në vend të kësaj, për tërmetin me magnitudë 7.8 u dërguan vetëm 469 paralajmërime të tipit “Merr Masë”, që janë më seriozet dhe aktivizojnë alarmin me zë të lartë në telefon. Google tha se gjysmë milioni njerëz morën një paralajmërim më të lehtë për lëkundje të buta, që nuk shfaqet në të njëjtën mënyrë alarmante dhe nuk e ndërpret opsionin “Mos shqetëso”.
Më herët, kompania kishte deklaruar për BBC-në se sistemi kishte “funksionuar mirë”. Por vetëm tani është zbuluar shkalla e plotë e dështimit.
Sistemi i Google është aktiv në rreth 100 vende dhe funksionon përmes telefonave Android, të cilët përbëjnë mbi 70% të tregut në Turqi. Ai synon të veprojë si një “rrjet sigurie global”, sidomos në vendet që nuk kanë sistem kombëtar paralajmërimi.
Në ditën e tërmetit, sistemi ishte aktiv, por algoritmet e tij nënvlerësuan ndjeshëm fuqinë e lëkundjeve. Në vend që të identifikonte magnitudën reale 7.8, sistemi llogariti lëkundje mes 4.5 dhe 4.9, duke e klasifikuar gabimisht si tërmet të lehtë.
Tërmeti i parë ndodhi në orën 04:17 të mëngjesit, ndërsa shumica e banorëve ishin në gjumë. Paralajmërimi serioz “Merr Masë” ishte i vetmi që mund të kishte shpëtuar jetë, pasi zgjohen përdoruesin me alarm zëri dhe mesazh në ekran, por vetëm pak vetë e morën atë.
Pas tërmetit, studiues të Google-it ndryshuan algoritmin dhe simuluan sërish skenarin. Kësaj here, sistemi gjeneroi 10 milionë paralajmërime “Merr Masë” dhe 67 milionë “Jini të Vetëdijshëm” për zona më të largëta.
“Çdo sistem paralajmërimi për tërmete përballet me sfidën e saktësisë për ngjarje me magnitudë të lartë”, tha Google. Por ekspertët paralajmërojnë se transparenca është kyçe.
Profesoresha Elizabeth Reddy nga Colorado School of Mines shprehu zhgënjimin e saj për vonesën në publikimin e të dhënave. “Nuk po flasim për një ngjarje të vogël, njerëzit humbën jetën dhe sistemi nuk funksionoi siç duhej.”
Ndërkohë, shkencëtarë të tjerë ngrejnë shqetësimin se disa vende mund të mbështeten shumë tek teknologjia e Google, duke neglizhuar ndërtimin e sistemeve të tyre kombëtare.
Sistemi Android Earthquake Alerts ka dhënë paralajmërime në 98 vende, por BBC thotë se ende nuk ka marrë përgjigje nga Google për mënyrën se si funksionoi ky sistem gjatë tërmetit të vitit 2025 në Myanmar.

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Cardi B drejt një ndryshimi të madh në pamje, ja çfarë ka vendosur

Cardi B drejt një ndryshimi të madh në pamje, ja çfarë ka vendosur

19/02/2026
Ditë e madhe! Mark Zuckerberg dëshmon për herë të parë në gjyqin historik për varësinë nga mediat sociale

Ditë e madhe! Mark Zuckerberg dëshmon për herë të parë në gjyqin historik për varësinë nga mediat sociale

18/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al