Alba Pollozhani ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes pas një përplasjeje të fortë me këngëtaren Fjolla Morina, një situatë që ka ndezur debatet brenda dhe jashtë formatit.
Gjatë gjithë javës, dyshja janë përfshirë në përplasje të vazhdueshme verbale, duke u konfliktuar për çështje të ndryshme që lidhen me lojën, qëndrimet dhe interpretimet e situatave brenda shtëpisë. Megjithatë, gjithçka arriti kulmin gjatë spektaklit Prime, ku tensionet mes tyre eskaluan ndjeshëm.
Në një moment që surprizoi publikun dhe banorët, Alba hodhi një akuzë të rëndë ndaj Fjolles, duke pretenduar se ajo jashtë këtij formati përdor lëndë narkotike. Deklarata u konsiderua tepër e rëndë dhe e papranueshme për një transmetim televiziv, çka solli reagime të menjëhershme nga moderatorët e programit.
Menjëherë pas akuzës, produksioni ndërhyri duke e ndaluar Albën të vijonte më tej me deklarata të tilla, duke theksuar se akuza të kësaj natyre nuk mund të bëhen pa prova dhe cenojnë rëndë figurën personale të individëve.
Nga ana tjetër, Fjolla dhe pse dukej e acaruar dhe e prekur nga situata, u përpoq të ruante qetësinë. Ajo iu drejtua familjes së saj përmes kamerave, duke u kërkuar që të mos shqetësohen dhe duke siguruar se është mirë.
“Unë jam këtu për lojën time dhe nuk do të lejoj që akuza të pavërteta të më nxjerrin nga rruga,” u shpreh ajo.









