• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aleksandër Çipa: Eda Late si një Musine e kohës sonë, me shkëlqim inteligjence dhe urtësie

09/08/2023
Aleksandër Çipa: Eda Late si një Musine e kohës sonë, me shkëlqim inteligjence dhe urtësie

Nga Aleksandër Çipa

Kur pashë titullin e kobshëm për ikjen tënde në amëshim, Eda Late, lëngova si prej dhimbjes së thellë prej miku.
Qysh nga adoleshenca ime, (atëhere humba vëllain tim të vogël), ia mallëkoj me koshiencë vdekjes, rrëmbimet e befta. Në këtë të sotmin, të rrëmbeu ty.! Të rrëmbeu Eda e mirë, hapasëz, (siç do të thuhej në sofatë e qytetit jo vetëm nga anetë). Të rrëmbeu duke të lënë në mes, gjëra të vyera e merita që s’i trashëgojnë dot, qoftë edhe simotra të tuat…

Ti ishe një model i fismë Musineje. E kam fjalën për Musine Kokalarin, shkrimtarja, intelektualja, bila ( bija) që i shtoi qytetit një dimension njerëzor të cilin e shton dhe vlerëson shtueshëm e ardhmja, më shumë dhe përherë më tepër se e sotmja, e aq më tepër, se e shkuara.

Eda, nuk ishte “Musine” për shkak të penës apo të fjalës, ishte fisnikërisht e tillë, për shkak të intelektit, për shkak të ambicies dhe dashurisë për dije, për shkak të etjes dhe urisë sharmante për kulturë dhe për të qenë një bijë e arsimit dhe shkollimit shqip në nivelet dhe ambiciet më cilësore të mundshme.

Eda Late ishte ndër ato të reja gjirokastrite që pasuronte perceptimin dhe dijeninë e çdo ekstra-gjirokastriti, për zonjëzat e kulturuara, të holla dhe fine, prej hir-it mendor dhe sharmit logjik e largshikues.
Me Edën kaluam mbi 35 vite njohjeje. U rritëm në Gjirokastër dhe në Tiranë. Flisnim, molloiseshim, qeshnim, monologonim e dialogonim më shumë me një shikim se sa me qindra fjalë. I thoshim të gjitha edhe kur nuk shkëmbenim qoftë edhe më shumë se tre fjalë. (!)

Kur im bir Akri, po spikaste si student i bachelorit dhe pretendonte bursën e ekselentit për në New York, Eda ishte një autoritet në administratën e lartë arsimore. Mishëronte punonjësen madhështisht modeste, studiuesen dhe kërkuesen me një rigorozitet dhe korrektesë sfidueshëm për në nivelet e larta, teknicienen gjakftohtë e buzëqeshur.

Ishte pjesë e administratës arsimore, pranë ministrit të atëhershëm të Arsimit, Profesor Myqerem Tafaj. Profesori duke dashur ta prezantonte me mua, i thotë:- Sandri është gazetar dhe biri i tij është shqiptar i gjeneratës që do na përfaqësojë Shqipërinë tjetër… Eda, me buzëqeshjen e saj karakteristike, i përgjigjet: – Nga qyteti ynë, Sandri vjen me historinë moderne të shtypit…

Eda, sa herë me mikun tonë të përbashkët, tashmë aq mungestar, Hysni Çani të sillnim në kujtesë e përmendje bisedash! Të sillnim, sikundër flisnim për Musinenë dhe letërsinë e saj aq tipologjike, me rrëfimin në gjirokastriçe, sepse ti ishe e tillë në ditët tona. Sot e humbëm mundësinë e përgjithmonshme për ritakim me ty, Eda Late. Të gjitha të pathënat, do t’i themi veçmas, ndarë e për së ndari. Tonat do t’i dëgjojmë e artikulojmë me njeri-tjetrin si frymorë. Të tuat, ndoshta mund t’i marrim mistikisht prej botës tënde të amëshimtë.

Gjithësesi, pengu mbetet i joni ndër ne: Ishe më e mirë nga sa të njihnin, mbete më e mirë nga sa të njohën. U prehsh në paqe! Në dritë të shpirtit tënd qëndrofsh, bija e mirësishme e Gjirokastrës!

Related Posts

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026
“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Deputeti grek: Rama është bërë si Erdogan dhe Putin. Europa duhet ta ndalojë këtë që të shkojë më tej
Kryesore

Pas ndryshimeve në qeveri, Rama “shkund” partinë, zbardhet agjenda e asamblesë së PS

20/03/2026
Magazina si “shtëpi bari”, lirohet drejtori i burgut
Kryesore

Magazina si “shtëpi bari”, lirohet drejtori i burgut

20/03/2026
“Express”: Ksamili dhe Porto Palermo, dy xhevahire të fshehura të Europës
Kryesore

“Express”: Ksamili dhe Porto Palermo, dy xhevahire të fshehura të Europës

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ndihem si peshku pa ujë”/ Gimbo flet për Selin: Kam bërë dashuri shpirtërore me të

“Ndihem si peshku pa ujë”/ Gimbo flet për Selin: Kam bërë dashuri shpirtërore me të

20/03/2026
“Është në proces gjyqësor”/ Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

“Është në proces gjyqësor”/ Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al