“Do të isha shumë i lumtur nëse shoqëria civile do na bashkohej në thirrjen për arrestimin dhe ndjekjen penale të peshqve të mëdhenj kriminelë.” Kështu u shpreh ambasadori Amerikan Donald Lu në Konferencën “Modele të reja biznesi për OSHC-të”.
Lu tha se një peshk i madh është kapur tashmë por duhen arrestuar edhe dy të tjerë, referuar kështu Klemend Balilit i njohur si baroni i drogës dhe Arbri Çekajt, pronarit të Arbri Garden për kokainën e Durrësit.
.“Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh, trafikantit të drogës, Met Kanani, që u arrestua në Turqi më 22 mars. Urdhëra arresti janë lëshuar edhe për dy trafikues të tjerë të mëdhenj, Klement Balili dhe Arbër Cekaj, por ata duhet të kapen”, u shpreh ambasadori amerikan.









