Gjatë një aktiviteti në Fier, ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka folur për ngjarjen në Bularat si dhe për emërimin e ministrit të ri Sandër Lleshi duke zëvendësuar në këtë detyrë Fatmir Xhafajn.
Luigi Soreca tha se Shqipëria duhet të mbrojë komunitetet minoritare dhe të gjendet një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull duke përfshirë edhe çështjen e detit. Sa i përket emërimit të ministrit të ri në krye të Ministrisë së Brendshme, ambasadori u shpreh se duhet të vijojë lufta kundër krimit.









