• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Amerikanët bëhen gati për festë pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve shëndetësorë

24/11/2020
Amerikanët bëhen gati për festë pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve shëndetësorë

Dhjetëra miliona amerikanë pritet të mblidhen me familjen dhe miqtë këtë javë, pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët shëndetësorë se festa e Falënderimeve mund të çojë në një shpërthim të infektimit me koronavirusin e ri.
Mesatarisht rreth 178 000 raste të reja me koronavirus regjistrohen çdo ditë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa hospitalizimet janë dyfishuar që nga fillimi i muajit në 86,000, duke bërë që sistemi shëndetësor të jetë nën presion.
Në SHBA ka pasur edhe një rritje mesatare ditore të vdekjeve në 1 500 duke shtyrë zyrtarët shtetërorë dhe lokalë në të gjithë vendin që të vendosin kufizime të reja.
Ndërsa numri i udhëtimeve është më i ulët se vitin e kaluar, ka shenja që paralajmërimet për kujdes, po bien në vesh të shurdhër, pasi miliona amerikanë vërshuan në aeroporte dhe autostrada përpara Festës së Falënderimeve të 26 nëntorit.
Ndërkohë në Meksikë, Kisha Katolike njoftoi anulimin e pelegrinazhit më të madh katolik në botë, për shkak të pandemisë COVID-19.
Situata në Evropë
Në Evropë vendet po mundohen të vendosin nën kontroll situatën, pas një rritjeje të numrit të rasteve të reja gjatë vjeshtës, dhe paralajmërimeve për një dimër të vështirë.
Në Gjermani, kryeministrat e landeve ranë dakord të zgjasin kufizimet, të cilat janë aktualisht në fuqi, deri më 20 dhjetor.
Vendimi nga 16 landet e Gjermanisë, i cili pritet të miratohet nga qeveria federale, vjen derisa autoriteti i kontrollit të sëmundjes së Bashkimit Evropian paralajmëroi se masat aktuale në disa vende, përfshirë Gjermaninë ishin joadekuate.
Ndërkohë, bllokimi i dytë kombëtar i Francës, i vendosur që nga tetori, po ndihmon për të sjellë një rënie të numrit të rasteve të reja dhe hospitalizimeve. Sidoqoftë, më 23 nëntor ky vend regjistroi 500 vdekje të reja duke e rritur numrin e përgjithshëm të viktimave në 49,232.
Pas katër javësh bllokimi të pjesshëm, Britania e Madhe ka vendosur që në dhjetor të përfundojë një bllokim të përgjithshëm duke u kufizuar në izolime lokale. Kjo do të thotë që masat do të merren në përputhje me nivelin e rasteve të koronavirusit.
Në Republikën Çeke, dhjetëra senatorë po padisin qeverinë në Gjykatën Kushtetuese për mbylljen e shumicës së dyqaneve me pakicë për shkak të pandemisë, situatë e cila, sipas tyre, po çon në “likuidimin e dyqaneve të vogla”.
Rusia vazhdon të përballet me një rritje të infeksioneve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve. Dyshohet se numrat e vërtetë janë më të lartë sesa ato të raportuara.
Vendi shënoi një rekord të lartë të rasteve të reja më 23 nëntor: mbi 25 mijë.
Pavarësisht rasteve në rritje, autoritetet këmbëngulin se nuk ka plane për të vendosur një bllokim të dytë, ose për të mbyllur bizneset në të gjithë vendin.
Megjithëse ka një rritje alarmante të numrit të të infektuarve në pjesën më të madhe të botës, shpresat janë ngritur që një seri vaksinash të reja premtuese mund të bëhen gjerësisht të disponueshme deri në pranverën e vitit të ardhshëm. /Rel/

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al