Gratë, të miturit dhe të moshuarit jane tre kategorite qe pritet te perfitojne nga amnistia ne kete fund viti.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka njoftuar sot vendimin më të fundit të firmosur nga Qeveria për amnistinë në burgje, qe pritet t’i kaloje per miratim Kuvendit te Shqiperise.
Sipas saj, më të favorizuarit nga amnistia e këtij fundviti do të jenë gratë, të miturit dhe të moshuarit që vuajnë dënimin në një nga burgjet e vendit.
“Në propozimin që u miratua sot mbajtëm në vlerësim dhe analizuam kriteret e atyre që përfitojnë nga amnistia. Ndryshe nga herët e tjera, qëllimi i qeverisë dhe imi si Ministre Drejtësisë ishte që kjo ti dedikohej, grave, të miturve dhe të moshuarve që vuajnë dënimin”- tha ajo.
Sipas saj, nga 56 gra që vuajnë aktualisht dënimin, lirohen menjëherë gjysma e tyre, pra 28 gra dhe ndërkohë përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit 28 gra të tjera.
etilda gjonaj
Nderkohe qe përfitojnë 4 të dënuar të mitur, ku vuajnë sot dënimin dhe 2 të tjerë përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit.
Nga kjo amnisti përfitojnë një numër burrash që janë dënuar me dënim të formës së prerë deri në 2 vjet, ose u kanë mbetur deri në dy vjet burg.
Kategori tjetër janë burrat mbi 60 vjec që nuk janë dënuar për vepra që janë të ndaluara për të përfituar nga amnistia, pra për vepra penale të rënda ose shumë të rënda nuk përfitojnë nga amnistia.
Propozimi i Qeverise i kalon tashme Kuvendit te Shqiperise per miratim.