• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Analiza e DW/ Afganistani, fund i ëndrrës për eksportimin e demokracisë

01/07/2021
Analiza e DW/ Afganistani, fund i ëndrrës për eksportimin e demokracisë

Misioni ushtarak në Afganistan, që tani merr fund, (30.06) ishte më shumë se luftë kundër terrorit. I tillë ai ishte vetëm në fillim. Shumë shpejt misioni synonte të sillte demokracinë, të drejtat e njeriut, arsimin e mirëqenien në vendin e shumëgoditur. Sidomos gjermanët, tradicionalisht kritikë ndaj misioneve ushtarake, kishin nevojë për këtë qëllim të “lartësuar” si justifikim për pjesëmarrjen e tyre. E sigurisht qëllimi është i nderuar.

Por ideja e eksportimit të demokracisë dështoi, jo vetëm në Afganistan, por në tërësi. Sot Afganistani, megjithë një qeveri të mbështetur nga perëndimi, me influencë gjithnjë e më shumë në zvogëlim, konsiderohet si një nga vendet më të korruptuara të botës. Dhe duket se shumë shpejt talibanët do të kthehen në pushtet, të paktën si pjesë e qeverisë së ardhshme, por me shumë gjasa me pushtet të plotë dhe me dhunë. Gati 20 vite “nation building” – formësim i një identiteti kombëtar nga disa vende të fuqishme të botës shkuan më kot.
Afganistani nuk është modeli i vetëm. Presidenti amerikan, George W. Bush me ndërhyrjen ushtarake në vitin 2003, nuk donte vetëm të çlironte Irakun nga Sadam Huseini dhe t’i merrte armët e shkatërrimit në masë (që nuk ekzistonin), por të eksportonte në këtë vend vlerat perëndimore. Askush nuk mëton sot ta përmendë këtë, as me përafërsi. Edhe për Kinën mendohej se do të ndryshonte, jo përmes intervenimit, por përmes tregtisë. Pikërisht në Gjermani ekzistonte ky qëndrim, me forcimin e shkëmbimeve të demokratizohej ky vend në ekspansion dhe në fund të kthehej në një partner të preferueshëm në skenën ndërkombëtare.
Konkluzioni në fund është edhe më i hidhur: Jo vetëm që Kina është zhvilluar në drejtimin e kundërt dhe po paraqitet gjithnjë e më autoritare dhe agresive jashtë, por sistemi i këtij vendi po imitohet nëpër botë dhe kuptohet si kundërmodel i shoqërisë perëndimore.
Biden nuk dëshiron mision që kalon disa breza
Koha për të nxjerrë mësime. Në Afganistan u shtrua edhe pyetja, mos NATO duhej të mbronte për kohë të pakufizuar atë që ishte arritur në këtë vend. Amerikanët iu përgjigjen me “jo” kësaj pyetjeje, me pasojë edhe tërheqjen e trupave të tjera të huaja nga Afganistani. Jo vetëm presidenti, Donald Trump donte t’i jepte fund “luftës së përhershme”, edhe pasardhësi i tij, Joe Biden tha në Kongres, se ky mision nuk ishte menduar kurrë si një “mision që do kalonte nëpër breza”. Dy presidentë të ndryshëm në mënyrë pragmatike kanë bërë një gjë të qartë: Qëllimi ushtarak luftimi i terrorit është arritur, pjesa tjetër nuk na intereson më.
Të jepen impulse për mirëqeverisje
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas kërkon tani që përmes impulseve financiare të kërkohet mirëqeverisje, pavarësisht se kush qeveris. Ndihmat për zhvillim do të jepen në atë masë sa ka pasur edhe progres në drejtim të paqes, ruajtjes së demokracisë e ligjshmërisë, luftimit të korrupsionit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Kërkesa të tilla sigurisht mund të shtrosh, por iluzione nuk mund të kesh. Sepse me vlerat perëndimore kishte vështirësi edhe një president krahasimisht modern si Ashraf Ghani.
Lidhja e ndihmës për zhvillim me mirëqeverisjen është një metodë që qeveria gjermane, po e përdor në botë. Pa dyshim është më mirë, se të derdhësh para në një vend, pa shtruar asnjë pyetje. Por më së voni me Afganistanin, perëndimit do i duhet të heqë dorë nga ideja naive, se mund të eksportojë sistemin e vet një për një me mjete ushtarake. / DW

Related Posts

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zyrtare/ Inter Miami nënshkruan me Casemiro-n, mesfushori brazilian: Jam mirënjohës, do të jap gjithçka në fushë

Zyrtare/ Inter Miami nënshkruan me Casemiro-n, mesfushori brazilian: Jam mirënjohës, do të jap gjithçka në fushë

23/07/2026
MLS/ Rikthehet futbolli amerikan, Myrto Uzuni gjen sërish rrjetën, debutojnë Lewandovski dhe Griezmann – Balkanweb.com – News24

MLS/ Rikthehet futbolli amerikan, Myrto Uzuni gjen sërish rrjetën, debutojnë Lewandovski dhe Griezmann – Balkanweb.com – News24

23/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al