• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Analiza e supersfidës / 5 “çelësat” që do të vendosin PSG-Bayern Munich

13/04/2021
Analiza e supersfidës / 5 “çelësat” që do të vendosin PSG-Bayern Munich

Rezultati (2-3) i ndeshjes së parë në “Allianz Arena” i jep PSG-së një avantazh të caktuar përpara çerekfinales së kthimit të Ligës së Kampionëve. Parizienët do të presin këtë të martë Bayern Munich, me kualifikimin më tej të hapur, gjithsesi. Ekipi bavarez beson te potenciali që ka dhe, pavarësisht se nuk mund të llogarisë “vrasësin” e tij, Robert Lewandowski, shpreson te përmbysja. Një supersfidë e shkëlqyer na pret. Më poshtë janë “çelësat” që mund ta përcaktojnë atë:

1. Mungesa e Marquinhos
Kapiteni dhe lojtari më i mirë i PSG-së në aspektin mbrojtës nuk do të jenë në fushë. Një dëmtim i aduktorit të këmbës së majtë bëri që braziliani të mos përfundonte dot as ndeshjen e parë të javës së kaluar. Ai nuk do të jetë në dispozicion për Pochettino as këtë të martë. Po flasim për një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë dhe në mënyrë të pashmangshme mungesa e tij do të ndihet te parizienët. Nuk nuk është e njëjta gjë të kesh Marquinhos dhe jo Danilo Pereira në prapavijë, i cili parashikohet të jetë partneri i Kimpembe sonte, në qendër të repartit të pasmë.
2. Dobësia e PSG në anë
E rëndësishme është humbja e Marquinhos, por jo problemi i vetëm që ka PSG. Në terma kolektivë, funksionimi mbrojtës i ekipit parizien nuk është jashtëzakonisht i mangët, por përsa i përket individit, mangësitë janë më shumë se të njohura. Krahët e kampionëve francezë nuk janë në nivelin e pjesës tjetër të ekipit. Në të djathtë do të jetë Dagba, ndërsa në të majtë ka balotazh mes Diallo dhe Bakker. Të tre bënë një paraqitje të tmerrshme në ndeshjen e parë kundër Sané dhe Coman. Gjithçka tregon se kësaj here makthi mund të përsëritet për Pochettino.
3. “Plumbat” e PSG-së në hapësirë…
2-3 i ndeshjes së parë do të thotë se Bayerni është i detyruar të shënojë të paktën dy gola për t’u rikthyer në lojë. Por, duke marrë parasysh se të besuarit e Flick duhet të rrezikojnë që ta bëjnë këtë, është logjike të mendojmë se PSG me siguri do të ketë mundësi për ta mposhtur Neuer përmes kundërsulmeve. Sa më shumë që Di María, Neymar dhe Mbappé të mund të vrapojnë në hapësirë, aq më shumë do të jenë të rrezikshëm. Ata janë “dinamit i pastër” në këtë aspekt, siç kanë demonstruar prej një kohe të gjatë.
4. Mprehtësia e arkitektit Kimmich
Nëse nuk është mesfushori më i mirë në Europë, ndodhet shumë afër tij. Nëse luhet sipas asaj që Kimmich ka në mendje, Bayerni me siguri do të ketë mundësi të kthehet në lojë. Çelësi i finales së fituar vitin e kaluar, ai ishte më i miri në ndeshjen e parë çerekfinale, pavarësisht nga fakti që rezultati ishte i pafavorshëm për bavarezët. Paredes, Gueye, Ander Herrera etj. kanë një punë të vështirë, duke u përpjekur të minimizojnë dëmin që mund të shkaktojë Joshua.
5. Faktori Müller
Në mungesë të Robert Lewandowski (dhe Serge Gnabry), gjithçka tregon se Choupo-Moting do të jetë pikë referimi në sulmin e Bayernit. Megjithatë, lojtari që do ta vijojë “komplotin” ofensiv është Thomas Müller. Pochettino, me siguri ka menduar me ditë duke se si t’ia zvogëlojë hapësirën. Müller shfaqet aty ku duhet të jetë vendimtar. Nëse loja hyn në një fazë bllokimi, Müller mund të bëjë diferencën.

Related Posts

Everton asist Arsenal, frenon Man.City, dorëzohet Guardiola: Nuk kemi asgjë në dorë (VIDEO)
Sport

Everton asist Arsenal, frenon Man.City, dorëzohet Guardiola: Nuk kemi asgjë në dorë (VIDEO)

05/05/2026
Nga Myrta te Tresa e Biba, Laçi një “fabrikë” talentesh, i rrëmben titullin Skënderbeut me “adoleshentë”

Roma nuk fal, goleadë ndaj Fiorentinës në Serie A
Sport

Roma nuk fal, goleadë ndaj Fiorentinës në Serie A

04/05/2026
VIDEO/ Ka veshur 8 herë fanellën e Shqipërisë U-21, sulmuesi 28-vjeçar shkëlqen me gol dhe asist kundër… Mario Balotelit
Sport

VIDEO/ Ka veshur 8 herë fanellën e Shqipërisë U-21, sulmuesi 28-vjeçar shkëlqen me gol dhe asist kundër… Mario Balotelit

04/05/2026
Titulli i 21-të i Interit ishte me të vërtetë unik, asnjëherë më parë në histori një kampion nuk kishte dështuar si zikaltrit
Sport

Titulli i 21-të i Interit ishte me të vërtetë unik, asnjëherë më parë në histori një kampion nuk kishte dështuar si zikaltrit

04/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Everton asist Arsenal, frenon Man.City, dorëzohet Guardiola: Nuk kemi asgjë në dorë (VIDEO)

Everton asist Arsenal, frenon Man.City, dorëzohet Guardiola: Nuk kemi asgjë në dorë (VIDEO)

05/05/2026
Këngëtarja e njohur bëhet pjesë e edicionit të “Ferma Vip”?

Për ju që e humbët, këta dy konkurrentë lanë mbrëmë “Ferma VIP”

05/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al