• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ancelotti lë jashtë listës së kampionatit tre futbollistë të Realit

13/08/2021
Ancelotti lë jashtë listës së kampionatit tre futbollistë të Realit

Një organikë e madhe mund të të krijojë shumë luks e komoditet gjatë sezonit, por një shumë e madhe mund të shndërrohet në një telash më tepër për menaxhimin e një skuadre. Aq më tepër nëse kjo skuadër quhet Real Madrid dhe pjesa më e madhe e lojtarëve janë emra të mëdhenj, apo kanë kontrata shumë të majme, diskutimi mund të bëhet akoma edhe më kompleks. Pikërisht për këtë arsye, Florentino Perez dhe Carlo Ancelotti janë vënë përballë vështirësisë së përpilimit të listës së lojtarëve që do të regjistrojnë në La Liga, për të zgjedhur se cilin do të përfshijnë dhe cilin jo, duke mbajtur parasysh qoftë aspektet tekniko-taktike, qoftë ato që lidhen me zhvillimet në merkato.
Vendimi final i Ancelottit ishte disi surprizues, pasi tekniku italian la jashtë listës emra si Dani Ceballos, Martin Odegaard dhe Jesus Vallejo, të tre futbollistë interesantë, por nuk do të mungojë Gareth Bale, i cili pritet të marrë sërish përgjegjësi të rëndësishme te Los Blancos. Zgjedhja për të lënë jashtë të paktën për momentin Dani Ceballos, është deri diku e justifikuar me faktin që mesfushori është i dëmtuar dhe gjithsesi mund të federohet më vonë, nëse nuk largohet në një tjetër klub gjatë merkatos së verës.
Megjithatë lënia jashtë e danezit Odegaard dhe spanjollit Vallejo, nuk janë sinjale aspak të mira të dy lojtarët, që shpresonin të luanin shanset e tyre në “Santiago Bernabeu”, por që nuk ia kanë dalë të bindin Ancelottin dhe do të duhet të mendojnë për një tjetër klub ku të vijojnë karrierën. Sezoni për Realin e Madridit do të startojë mbrëmjen e të shtunës, me ndeshjen e javës së parë të La Ligës, që do ta vërë përballë Alavesit në transfertë.

Related Posts

Historike/ Dudaev i dhuron medaljen e artë Shqipërisë, e argjendtë për Abakarov
Sport

Historike/ Dudaev i dhuron medaljen e artë Shqipërisë, e argjendtë për Abakarov

24/08/2026
Trabzonspor, Muçi: Salah super lojtar, në Europë japim shpirtin
Sport

Trabzonspor, Muçi: Salah super lojtar, në Europë japim shpirtin

24/08/2026
Yildiz “shokon” Juventusin, jashtë fushave për dy muaj
Sport

Yildiz “shokon” Juventusin, jashtë fushave për dy muaj

24/08/2026
“Kur të vijë data e rrogës do e mësosh edhe ti”, ish-mesfushori i Tiranës thumbon trajnerin Klafuriç pas disfatës ndaj Egnatias – Balkanweb.com – News24
Sport

“Kur të vijë data e rrogës do e mësosh edhe ti”, ish-mesfushori i Tiranës thumbon trajnerin Klafuriç pas disfatës ndaj Egnatias – Balkanweb.com – News24

24/08/2026
“Los Angeles 2028”/ Lojërat Olimpike, mbi 6 milionë bileta të shitura
Sport

“Los Angeles 2028”/ Lojërat Olimpike, mbi 6 milionë bileta të shitura

24/08/2026
VIDEO/ Haaland ndryshon pamje, pas look-ut të ri qëndron një parukiere shqiptare!
Sport

VIDEO/ Haaland ndryshon pamje, pas look-ut të ri qëndron një parukiere shqiptare!

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026
Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

24/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al