Andrra Destani dhe Sinan Hoxha së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë. Pas lajmeve rozë që prej muajsh qarkullojnë në mediat më në fund bukuroshja konfirmon shtatzënisë duke postuar foto me barkun e rrumbullakosur.
Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me të bardha më e ëmbël se kurrë. “Pritja më e ëmbël, e lumtur dhe mirënjohëse për çdo sekondë të jetës. Të presim me padurim”, shkruan Andrra.
Nga foto dukshëm, shtatzënia është drejt fundit, por çifti e ka zbuluar vonë lajmin. Çifti nuk ka zbuluar gjininë e bebit por mediat roza raportuan se do të bëhen me djalë. Kujtojmë se Sinani me Andrrën janë prindër të një djali, Ansi.