Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në në Kavajë, ku humbi jetën një 28-vjeçar.
Bajazit Thaçi 28-vjeç dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga plagët e marra i riu ndërroi jetë.
Thaçi që ndërroi jetë në aksident ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Rrogozhinë. Në lidhje me lajmin e trishtë ka reaguar edhe vetë Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës që shkruan se lagimi i Thaçit ka lënë një boshllëk të thellë në komunitet dhe ka shkaktuar dhimbje tek familjarët dhe të afërmit.
“Me shumë keqardhje dhe trishtim, njoftojmë se anëtari i Këshillit Bashkiak në Rrogozhinë, Bajazit Thaçi, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur. Kjo humbje e papritur ka lënë një boshllëk të thellë në komunitetin tonë dhe ka shkaktuar dhimbje për familjen e tij dhe miqtë. Ai ishte një kontribues i shquar në shërbimin e publikut dhe kishte përkushtim të palëkundur ndaj përparimit të bashkisë dhe komunitetit të saj. Jemi solidar me familjen dhe miqtë e tij në këtë moment të vështirë dhe shprehim ngushëllimet më të thella.
Kujtimi i tij do të jetë një frymëzim për ne të gjithë, dhe do të mbetet gjallë në kujtesën tonë përgjithmonë”, thuhet në njoftim.