• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Anila Denaj takon në Gjirokastër blegtorët e jugut: Nuk mund të ndërhyjmë në çmimin e qumështit

01/02/2024
Anila Denaj takon në Gjirokastër blegtorët e jugut: Nuk mund të ndërhyjmë në çmimin e qumështit

Sikundër Argjiroja.net raportoi në fillim të kësaj jave se Anila Denaj do të zhvillonte një takim me blegtorët e jugut, sot Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbërriti në Gjirokastër. Bashkë me ministren Mirela Kumbaro, patën një takim të zgjeruar me blegtorë të Gjirokastrës, Dropullit e Delvinës. Në reagimin e saj pas takimit, ministrja Denaj tha se nuk ka asnjë mënyrë për të ndërhyrë në çmimin e qumështit, që është edhe kërkesa kryesore e blegtorëve.

“Theksova se institucionet nuk mund të ndërhyjë në çmimin e produktit dhe zgjidhja duhet të vijë me bashkëpunimin mes palëve dhe formalizimin e marrëdhënies mes pikave të grumbullimit dhe blegtorëve, në mënyrë që kjo marrëdhënie të jetë e favorshme për të gjithë. Politikat tona shkojnë drejt nxitjes së bashkimit të blegtorëve, interesave të tyre, për një fitim më të lartë dhe produkt më cilësor. Ministria e Bujqësisë, në bashkëpunim të ngushtë edhe me pushtetin vendor, do të vijojë të jetë mbështetje për blegtorinë, duke rritur investimet në infrastrukturën e ujitje-kullimit, fuqizuar sigurinë ushqimore dhe garantuar zgjidhje për kullotat“, përfundon reagimi i ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.

Blegtorët zhvilluan një tjetër protestë përpara takimit, si dhe insistuan që të pranishëm në takim të ishin edhe mediat. Ata kërkojnë një çmim dysheme për qumështin, rritje të subvencioneve, ndarje të drejtë të kullotave dhe investime në veprat ujore (lerat e bagëtive) në zonat malore. Protesta e tyre lindi pasi grumbulluesit e qumëshit ulën çmimin nga 170 lekë/litri në 120 lekë. Lëvizja ngjan të jetë një marrëveshje e fshehur mes tyre për të fiksuar çmimin e qumështit, ndërkohë që çmimi i djathit dhe produkteve të tjera në tregon vijojnë të jenë të larta. ©Argjiroja.net

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rinovimi me Milan, Maignan “driblon”: Nuk ka rëndësi tani!

Rinovimi me Milan, Maignan “driblon”: Nuk ka rëndësi tani!

17/12/2025
Pas Dolces, Edi përfundon në krahët e Bias?

Pas Dolces, Edi përfundon në krahët e Bias?

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al