• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ankesa tronditëse e yllit të Wicked: Më mohuan hipjen në aeroplan sepse kam një aftësi të kufizuar

26/04/2026
Ankesa tronditëse e yllit të Wicked: Më mohuan hipjen në aeroplan sepse kam një aftësi të kufizuar

Një histori e fortë dhe emocionale e aktores së njohur nga filmi “Wicked”, Marissa Bode, ka ndezur debat të gjerë në rrjetet sociale, pasi ajo pretendon se iu mohua e drejta për të udhëtuar me avion për shkak të aftësisë së saj të kufizuar.

Ngjarja u bë publike më 23 prill përmes një videoje në TikTok, ku 25-vjeçarja rrëfeu përvojën e saj me kompaninë ajrore Southern Airways, të cilën e cilësoi si “të tmerrshme”. Sipas saj, stafi i tokës i refuzoi hipjen në bord, duke ngritur shqetësime për gjendjen e saj fizike dhe përdorimin e karrocës me rrota.

Aktorja pretendon se gjithçka ndodhi në portë, gjatë një fluturimi lidhës drejt një qyteti të vogël në Pennsylvania, ku ajo ishte ftuar për një angazhim publik. Momenti më kritik, sipas saj, ishte kur stafi e pyeti drejtpërdrejt nëse mund të ngrihej në këmbë.

“Ata më pyetën: ‘A mund të ngrihesh në këmbë?’ Unë thashë jo. Dhe ata u përgjigjën: ‘Na vjen keq, nuk mund të hipni në avion’,” rrëfen Bode, duke shtuar se kjo përgjigje e la të habitur dhe të zhgënjyer.

Sipas saj, edhe pse kishte marrë më parë konfirmime se karroca e saj me rrota – që peshon rreth 16 kilogramë – nuk do të ishte problem, situata ndryshoi në momentin e fundit. “Gjithmonë diçka ndodh kur fluturoj. Është shumë e rrallë që të mos kem probleme ose të mos ndihem e trajtuar me përbuzje,” shprehet ajo.

Në reagimin e saj, aktorja thekson se kjo nuk është thjesht një keqkuptim, por një problem më i thellë që prek përditshmërinë e personave me aftësi të kufizuara.

“Kjo është jeta jonë, ekzistenca jonë. Karroca ime me rrota është liria ime,” u shpreh ajo me tone të forta, duke shtuar se shpesh ndjehet e padëgjuar dhe e paragjykuar. “Kur qaj ose ngre zërin, dukem sikur jam unë ajo që kam gabim,” vijoi më tej.

Për shkak të refuzimit, Bode u detyrua të udhëtonte me makinë për rreth tre orë e gjysmë për të arritur në destinacionin e saj, një situatë që, sipas saj, është e papranueshme në ditët e sotme.

Në përfundim të rrëfimit, ajo i bëri thirrje industrisë së aviacionit të reflektojë dhe të përmirësojë trajtimin ndaj pasagjerëve me aftësi të kufizuara: “Duhet të turpëroheni,” u shpreh ajo, duke e shtrirë kritikën përtej një kompanie të vetme.

Related Posts

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë
Kryesore

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë

04/07/2026
Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”
Paparazzi

Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”

22/06/2026
Paparazzi

Këngëtari legjendar Peabo Bryson pëson goditje në tru

20/06/2026
Paparazzi

Michael Fassbender zbulon pa dashje emrin e djalit gjatë një interviste televizive

20/06/2026
Paparazzi

Jennifer Lopez pranon: Duhej ta përqafoja beqarinë shumë më herët

20/06/2026
Paparazzi

E rëndë/ Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

20/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të gjysmëfinales së Botërorit

VIDEO/ Spanja në finalen e Botërorit, skuadra e De La Fuentes mund mes spektaklit Francën

14/07/2026
VIDEO/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të gjysmëfinales së Botërorit

VIDEO/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të gjysmëfinales së Botërorit

14/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al