• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Anketa/ Rreth 1/3 e familjeve shqiptare kanë kredi në bankë

28/09/2018
Anketa/ Rreth 1/3 e familjeve shqiptare kanë kredi në bankë

Gati një e treta e familjeve shqiptare kanë një hua për të shlyer, kryesisht ndaj bankave. Banka e Shqipërisë gjatë një anketimi me rreth 1200 familje në të gjithë vendin për testuar qëndrueshmërinë e tyre financiare gjeti se në tremujorin e dytë te 2018 këstet mujore për shlyerjen e huave në familje zënë 10 deri mbi 30 për qind të te ardhurave mujore.

Sipas vrojtimit rreth 28% e familjeve deklaruan se kanë hua për të paguar dhe kjo peshë ka mbetur e njëjtë krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë, por nën mesataren historike të vlerave të vrojtimit.

Rreth 60% e familjeve huamarrëse deklarojnë se “aftësia e tyre paguese” nuk ka ndryshuar, ndërsa pjesa tjetër deklarojnë kryesisht përkeqësim krahasuar me 6-mujorin paraardhës dhe një vit më parë. Niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe i shpenzimeve të familjeve është rritur gjatë periudhës së vrojtuar, por rritja e shpenzimeve ka qenë më e theksuar, duke rezultuar në ngushtim të balancës financiare (të ardhura – shpenzime).

Sipas analizës së Bankës, kjo strukturë ka vijuar të zhvendoset në favor të huamarrjes formale, krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë. Në përbërjen e tepricës sipas monedhës, rezulton se 84% e saj deklarohet në lekë dhe 16% në euro.

Sipas qëllimit të përdorimit, rreth 35% e tepricës së huas deklarohet për blerjen ose riparimin e një prone, 41% për zhvillimin e një biznesi dhe vetëm 5% për konsum. Gjatë periudhës së vrojtuar, teprica e huas me qëllim zhvillimin e një biznesi ka qenë në rritje, ndërsa për dy zërat e tjerë ka rezultuar në rënie.

Familjet huamarrëse vlerësojnë rënie të këstit të huas gjatë periudhës referuese, duke reflektuar prirjen rënëse të normës së peshuar të interesit të kredisë për individët.

Për gjysmën e dytë të vitit 2018, shumica e familjeve huamarrëse (rreth 74%) nuk presin ndryshim të aftësisë së tyre paguese, ndërsa balanca neto e pjesës tjetër të të përgjigjurve tregon për një përkeqësim të lehtë.

Mundësia për të marrë hua gjatë pjesës së dytë të vitit 2018, vlerësohet pothuaj e njëjtë krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, por në rënie krahasuar.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Katër persona dhunojnë brutalisht 17-vjeçarin në Greqi, një prej autorëve shqiptar

27/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Nominimet e reja në “Big Brother Albania”: Lorna dhe Seno tërheqin dy banorë për televotim të dytë

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al