• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Antikorrupsioni”, miratohet Dokumenti Analitik, 241 masa specifike për kuadrin ligjor dhe rregullator

20/02/2025
“Antikorrupsioni”, miratohet Dokumenti Analitik, 241 masa specifike për kuadrin ligjor dhe rregullator

Mbledhja e radhës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit mori në shqyrtim Dokumentin Analitik për Shtyllën e II – “Antikorrupsioni”.

Të ftuar në mbledhjen për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve lidhur me analizën e bërë lidhur me shtyllën e Antikorrupsionit prej anëtarëve të GENL: Prof. Asoc. Dr. Jonida Rystemaj, pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Prof. Asoc. Dr. Ledjon Shahini, pedagog pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, znj. Ardita Seknaj, nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë, LL.M.Monika Canco, pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Anëtarja e komisionit të posaçëm, znj.Etilda Gjonaj, në cilësinë e relatores, bëri një përmbledhje të draftit të Dokumenti Analitik të hartuar me një strukturë të re, përmes angazhimit dhe kontributit të 41 ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, kontributit të dhënë nga ekspertë shqiptarë që jetojnë në diasporë dhe organizatave ndërkombëtare, procesit të konsultimit publik përmes organizimit të 6 tryezave publike, si dhe 6 forumeve të dialogut qytetar në Elbasan, Vlorë, Tiranë, Shkodër dhe Berat, ku kanë marrë pjesë rreth 265 pjesëmarrës, etj.

Znj.Gjonaj informoi se gjatë këtij procesi janë identifikuar rreth 80 komente/sugjerime të adresuara gjatë këtyre takimeve nga aktorë të shoqërisë civile, përfaqësues të institucioneve publike, akademikët dhe studentët, si dhe janë përcjellë 3 opinione me shkrim nga organizatat e shoqërisë civile, të clat janë përfshirë në analizë.

Në relacionin e prezantuar nga znj.Gjonaj nënvizohet se Dokumenti Analitik është hartuar duke analizuar në mënyrë shteruese dokumentet bazë, të cilat kanë shërbyer si udhërrëfyes të procesit, janë njëkohësisht dokumentet që përcaktojnë detyrimet e shtetit shqiptar në kuadër të procesit të negociatave për integrimin europian duke përfshirë masat e udhërrëfyesve të shtetit të së drejtës, reformës në administratën publike dhe për funksionimin e institucioneve të pavarura. Ashtu si dhe raportet e mekanizmave ndërkombëtarë që monitorojnë progresin e Shqipërisë në këtë fushë, si ato të Këshillit të Europës, DASH, OGP, TI, UNCAC etj.

Relatorja theksoi se metodologjia e ndjekur për realizimin e kësaj analize është ndërtuar mbi një qasje të integruar, duke kombinuar metodat sasiore dhe cilësore në mbledhjen, përpunimin dhe analizën e të dhënave, si dhe duke vlerësuar praktikat më të mira ndërkombëtare dhe përshtatur ato në kontekstin shqiptar. Sipas saj, një kontribut i rëndësishëm është dhënë nga konsultimi i 150 dokumentave dhe raporteve të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe institucioneve publike në Shqipëri, duke ofruar perspektivën e tyre në kontekstin shqiptar.

Në relacionin e paraqitur theksohet se Dokumenti Analitik i Integruar për shtyllën e Antikorrupsionit tashmë përmban 9 fushat tematike me 241 masa specifike në total, duke përfshirë kuadrin institucional dhe rregullator për luftën kundër korrupsionit, si dhe aspekte të tjera të konsideruara prioritare për një fokus të veçantë.

Në lidhje me fushën e parë tematike, që përfshin kuadrin institucional dhe rregullator, relatorja bëri të ditur se janë propozuar 11 masa politiko-strategjike me veprim horizontal, duke adresuar problematikat në arkitekturën institucionale që parandalojnë dhe luftojnë korrupsionin, por edhe në adresimin e një kuadri të ri ligjor të dedikuar për luftën kundër korrupsionit.

Sa i takon fushës së dytë tematike, e cila lidhet me integritetin e zyrtarëve publikë, si në nivelin politik dhe në atë të drejtuesve të lartë ekzekutiv në relacionin e prezantuar në komision sqarohet se janë propozuar 42 rekomandime, disa prej të cilave synojnë adresimin e gjetjeve dhe problematike të mangësive ligjore dhe institucionale por edhe zbatimin, duke përfshirë konfliktin e interesave; adresimin e mangësive ligjore dhe institucionale në fushën e deklarimit të pasurive; mungesën ligjore për cështjet e lobimit apo trajtimin e dekriminalizimit. Një nga elementët më të rëndësishëm në aspektin e integritetit të zyrtarëve publikë është rishikimi i kuadrit ligjor dhe institucional për trajtimin e rasteve të sinjalizimit, duke qenë një mekanizëm kyç për denoncimin e korrupsionit.

Në kuadër të fushës së tretë tematike, që lidhet me financimin politik, janë propozuar 16 rekomandime, që adresojnë nevojën e një një kuadri të ri, të posaçëm, mbi transparencën e financimit të partive politike, si dhe rregullime specifike në drejtim të auditimit të partive politike dhe reklamave politike në median tradicionale e rrjetet sociale.

Sa i përket fushës së katërt tematike, e cila ka në fokus procesin legjislativ, janë formuluar rekomandime për institucionet qendrore dhe Kuvendin, me synimin për të rritur transparencën dhe pjesëmarrjen e shoqërisë civile por edhe moslënien e hapësirave të korrupsionit që në hartimin e ligjeve.

Lidhur me fushën e pestë tematike: kontrolli financiar dhe menaxhimi i financave publike, rekomandimet synojnë një reformim institucional dhe ligjor për përmirësimin e transparencës dhe objektivitetin në procesin e auditimit të njësive publike.

Në fushën e gjashtë tematike, e cila mbulon tregun dhe konkurrueshmërinë, masat e parashikuara shtrihen jo vetëm në sektorin privat, por edhe ndaj institucioneve rregullatore dhe monitoruese, duke mundësuar parandalimin e korrupsionit në sektorin privat.

Në lidhje me fushën e shtatë tematike, e cila mbulon funksionet e qeverisjes dhe sektorët me risk të lartë korrupsioni, është propozuar një numër shumë i lartë rekomandimesh që kërkojnë një qasje si sektoriale, ashtu edhe me masa horizontale sic mund të jenë prokurimet publike, koncesionet dhe investimet strategjike.

Për sa i përket fushës së tetë tematike: pastrimi i parave dhe financimeve të paligjshme, si dhe korrupsionin transnacional, rekomandimet synojnë ndërmarrjen e masave konkrete. Këto përfshijnë rritjen e numrit të hetimeve financiare paralelisht me hetimet e veprave penale që gjenerojnë të ardhura kriminale, forcimin e zbatimit të regjistrimit të pronarëve përfitues, etj. Një fokus të posaçëm kanë pasur edhe rekomandimet lidhur me skanimin e investimeve strategjike, ku kërkohet një ndërhyrje ligjore për të parandaluar cenimin e infrastrukturës kritike nga vendet që kanë qëllime dashakeqe.

Lidhur me fushën tematike të nëntë, e cila trajton rritjen e ndërgjegjësimit dhe angazhimit shoqëror, janë propozuar rekomandime që synojnë kryesisht masat që lidhen me politikbërjen dhe monitorimin e financave publike, por një fokus i vecantë i është vendosur rritjes së kapaciteteve të OSHC-ve, si dhe forcimit të mekanizmave mbrojtës për qytetarët që denoncojnë korrupsionin.

Në relacion theksohet gjithashtu se pavarësisht një ndër synimet kryesore ka qënë në drejtim të procesit të integrimit europian, kjo analizë ka dalë me një shikim përtej tyre për të ndërtuar një reformë që të sjelli efektshmëri në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.

Më pas grupi i ekspertëve iu përgjigj pyetjeve të deputetëve lidhur me gjetjet në lidhje me parandalimin e korrupsionit në sektorin privat dhe promovimin e integritetit në këtë sektor, si mund të luajnë rolin i sinjalizuesve dhe nevojën e ndërgjegjësimit për fenomenin e sinjalizimit, cilat janë mekanizmat thelbësorë që mund të mundësojnë zbatimin e Kodit të Etikës çka do të ndihmojë në parandalimin e korrupsionit, nëse ka mbivendosje kompetencash institucionale për parandalimin dhe hetimin e korrupsionit, etj.

Pas diskutimeve komisioni i posaçëm miratoi në parim Dokumentin Analitik për Shtyllën e “Mirëqeverisjes”.

Më pas znj.Lefteri Luzi, drejtuese e Sekretariatit Teknik, informoi mbi fazën në të cilën ndodhet procesi i hartimit të Planit Kombëtar të Veprimit, si dhe masat e mara për organizimin e procesit të konsultimit të këtij plani.

Në përfundim të mbledhjes Kryetari, z.Xhafaj informoi se ka përfunduar drafti i parë i analizës për komponentin e tretë, në shtyllën e tretë që lidhet me konsolidimin e Reformës në Drejtësi, bashkë me tetë anekset me profilet institucionale të institucioneve të drejtësisë. Dokumentat janë ende në proces pune e debati me grupet e ekspertëve të nivelit të lartë dhe përfaqësuesit e institucioneve të pavarura dhe grupeve të interesit të atashuar pranë Komisionit të Posacëm Parlamentar dhe së shpejti do të finalizohen për tju nënshtruar procesit të konsultimit publik.

Related Posts

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota
Kryesore

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota

23/12/2025
Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin
Kryesore

Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin

23/12/2025
Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

23/12/2025
VIDEO/ Neres i dhuroi trofeun e 10-të në karrierë, Conte: Në futboll kujtohen vetëm fituesit

VIDEO/ Neres i dhuroi trofeun e 10-të në karrierë, Conte: Në futboll kujtohen vetëm fituesit

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al