• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vdekja e mistershme e Irsës në Gjirokastër, pse Prokuroria duhet të veprojë pa vonesa

20/02/2025
Vdekja e mistershme e Irsës në Gjirokastër, pse Prokuroria duhet të veprojë pa vonesa

Për ngjarjen e rëndë në Gjirokastër ku 16-vjeçarja Irsa Muçollari u vetëvra ka ende mister. Motivet se kush e shtyu adoleshenten drejt aktit të rëndë nuk dihen ende. Deri më tani kanë folur më shumë mediat dhe prindërit e së ndjerës në dy intervista televizive në televizionet kombëtare.

Prokuroria e cila ka barrën e madhe të zbardhjes së ngjarjes nuk e ka thënë ende fjalën e saj të fundit. Natyrisht që hetimi mund të jetë kompleks dhe kërkon kohën e vet. Janë ekspertët që duhet të vlerësojnë mirë gjithë detajet, faktet, provat, dëshmitë dhe ngjarjen në tërësi.

Por nëse ngjarja futet në “kalendat greke” si shumë e shumë dosje të tjera që “flenë” në sistemin tonë të drejtësisë, jo vetëm që nuk do të qetësohet as familja e Irsa Muçllarit, por kanë për të vijuar sulmet dhe histeria mediatike edhe kundër shkollës e mësuesve apo nxënësve të tjerë të gjimnazit “Siri Shapllo”.

Shkolla dhe mësuesit mund të jenë krejt pa asnjë faj në ngjarjen e rëndë ose kanë përgjegjësinë që nuk njoftuan familjen për largimin e Irsës nga shkolla, por për të shmangur gjithë këto pandehma do duhet që fjalën e fundit ta thotë Prokuroria e Gjirokastrës më herët sesa vonë.

A ishte vërtet bullizmi motivi që e shtyu 16-vjeçaren drejt aktit të rëndë apo ka të pathëna të tjera? Kjo është një pyetje që do duhet të marrë përgjigjen ligjore nga hetimi i prokurorisë. Deri atëhere çdo sulm dhe intimidim që iu bëhet mësuesve të gjimnazit “Siri Shapllo” apo bashkëmoshatarëve të Irsës ngjan të jetë i tepërt.

Sigurisht që në jo pak herë presioni i opinionit publik dhe mediave ka ndikuar pozitivisht në zbardhjen e ngjarjeve, por ka edhe plot raste kur abuzimi në emër të biznesit të klikimeve, sensacionit mediatik apo gjithëfarë motiveve të tjera merr udhë e nuk ndalet.

Prokuroria duhet ta zbardhë ngjarjen pa vonesa të paarsyeshme duke qetësuar shpirtin e trazuar të familjes Muçollari, mësuesit dhe nxënësit e gjimnazit “Siri Shapllo” dhe krejt opinionin publik në Gjirokastër e mbarë vendin. Kush e shtyu Irsën drejt vetëvrasjes, bullizmi i shoqërisë siç është trumbetuar me të madhe gjithë këto ditë apo ndonjë motiv tjetër?  ©Argjiroja.net

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbrëmje paradoksesh, CR7 zëvendësohet i nervozuar, Al Nassr triumfon me përmbysje

Mbrëmje paradoksesh, CR7 zëvendësohet i nervozuar, Al Nassr triumfon me përmbysje

26/08/2026
“Misteri Sinner”, nr.1 i botës i nënshtrohet kontrolleve mjekësore, zgjatet koha e rikuperimit?

“Misteri Sinner”, nr.1 i botës i nënshtrohet kontrolleve mjekësore, zgjatet koha e rikuperimit?

26/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al