• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Anulohet turneu kualifikues botëror i boksit për Olimpiadën Tokio 2020, ndryshon edhe sistemi kualifikues

16/02/2021
Anulohet turneu kualifikues botëror i boksit për Olimpiadën Tokio 2020, ndryshon edhe sistemi kualifikues

Task Forca e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) e ngarkuar për zhvillimin e garave kualifikuese të boksit për Lojërat Olimpike Tokio 2020, ka bërë të ditur se ka anuluar turneun kualifikues olimpik botëror, të paraparë të mbahej në muajin qershor në Paris të Francës.
Shkak për anulimin e turneut botëror është bërë pandemia Covid 19, dhe vështirësitë e krijuara me udhëtimin e ekipeve nga mbarë bota. Njëkohësisht, Task Forca e KON-it ka ndryshuar edhe orarin e turneut kualifikues olimpik evropian. Turneu evropian ishte paraparë të mbahej në muajin prill në Londër të Anglisë, por është shtyrë për në muajin qershor, derisa është ndryshuar edhe lokacioni. Data dhe vendi do të përcaktohen më 22 shkurt 2021.
Turneu kualifikues evropian ishte mbajtur në Londër në mars të vitit të kaluar, por ishte ndërprerë në gjysmë shkaku i përhapjes së pandemisë Covid 19. Nga boksierët tanë, vetëm Donjeta Sadiku, kishte arritur të mbetej në garë për normë. Ajo me fitoren ndaj gjermanes, Maya Kleinhans, u kualifikua në mesin e 16 boksiereve më të mira në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Anulimi i turneut kualifikues botëror ka bërë që edhe sistemi i kualifikimit të sportistëve të ndryshojë. 53 kuotat olimpike të parapara nga turneu kualifikues botëror i Parisit në të dyja konkurrencat dhe në të gjitha kategoritë, tashmë do të shpërndahen nëpër vendet kontinentale, ndërsa është parashikuar që këto kuota t’i jepen boksierit apo boksieres së ranguar më së larti në secilën kategori, nëse ajo nuk e fiton paraprakisht normën.
Pikët e renditjes së boksierëve të publikuara në muajin shkurt 2020, së bashku me pikët që do të fitojnë nga turneu kualifikues evropian do të përdoren për të përcaktuar boksierin e ranguar më së larti në secilën kategori.
Gjasat më të mëdha nga boksierët tanë për të fituar normën olimpike i ka Donjeta Sadiku, të cilës për të fituar normën në turneun kualifikues evropian i duhet të sigurojë njërën nga gjashtë pozitat e para. Lojërat Olimpike Tokio 2020 mbahen prej 23 korrik deri më 8 gusht 2021 në Tokio të Japonisë.

Related Posts

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24
Sport

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania”

10/11/2026

Inter sërish favorit, OPTA “fshin” Lazion nga gara për titull, Roma dhe Juve në ndjekje
Sport

Inter sërish favorit, OPTA “fshin” Lazion nga gara për titull, Roma dhe Juve në ndjekje

10/11/2026
NBA/ 10 fitore sezonale, Lakers nuk ndalen, Luka Donçiç udhëheq kalifornianët
Sport

NBA/ 10 fitore sezonale, Lakers nuk ndalen, Luka Donçiç udhëheq kalifornianët

10/11/2026
“Sold Out”, Shqipëri-Finlandë, interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjithë biletat
Sport

“Sold Out”, Shqipëri-Finlandë, interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjithë biletat

10/11/2026
Sport

“Sold Out”, Shqipëri-Finlandë, interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjithë biletat – Balkanweb.com – News24

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania”

10/11/2026
Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al