Jeta private e Anxhela Peristerit ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave dhe në çdo intervistë këngëtarja pyetet nëse është në një lidhje. Anxhela merr shpesh në rrjete sociale edhe pyetje të tipit ‘kur do martohesh’.
Kështu që Anxhela ka vendosur t’ja bëjë qejfin të gjithëve dhe është ‘martuar’ sot në emisionin e Roza Latit “Why not”.
E veshur me fustanin e bardhë të nusërisë, Anxhela shkoi në altar dhe dëgjoi ofertat që i bënë djem të ndryshëm. Në fund këngëtarja pranoi të martohej me një arab.
“Mendoj që të gjithëve tani iu është bërë qejfi”, tha Anxhela dhe kërceu me ‘burrin’ arab.