Vetëm 7 vjeç, Grini, një djalë plot energji dhe buzëqeshje, po lufton për jetën e tij. Prej katër muajsh, sëmundja e rëndë e encefalitit akut ia ka ndryshuar rrënjësisht jetën. Nga një fëmijë që vraponte e luante pa u ndalur, tani Grini nuk mund të flasë, të ecë, të kujtojë apo të marrë frymë lirshëm.
Kujtimet e tij të bukura, si xhirot me motor me babain, i japin forcë për të përballuar këtë sfidë. Por shpresa për shpëtimin e tij qëndron në një trajtim të specializuar në Spitalin Pediatrik Bambino Gesù në Itali.
Familja e tij që nuk dorëzohet për asnjë moment, ka nevojë për ndihmën e të gjithëve. Kostot për trajtimin dhe transportin janë tepër të larta, dhe çdo kontribut nga ju mund të bëjë ndryshimin mes jetës dhe vdekjes për Grinin.
Kontribuoni dhe ju të shpëtojmë Grinin:
Kliko LINKUN: NDIHMO GRININ