• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Apeli ashpërson dënimet ndaj grupit të trafikantëve të drogës

04/07/2025
Apeli ashpërson dënimet ndaj grupit të trafikantëve të drogës

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njoftoi të premten se kishte ndryshuar pjesërisht një vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe kishte pranuar kërkesën e SPAK për tre prej të pandehurve, duke ashpërsuar edhe dënimet ndaj tyre.
Braniol Liço, Lulzim Selimi dhe Dhimitër Nina u gjetën fajtorë në Shkallën e Parë, në tetor 2024, vetëm për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe u shpallën të pafajshëm për akuzën e krijimit të grupit të strukturuar kriminal. Liço u dënua në Shkallën e Parë me 6.8 vjet burg, ndërsa Selimi dhe Nina me nga 4.8 vite.
Por pas ankimit të SPAK, Apeli, me trup gjykues të kryesuar nga gjyqtari Florjan Kalaja dhe me anëtarë Miliana Muça e Dhimitër Lara, i gjeti ata fajtorë edhe për akuzën e dytë. Përfundimisht, Liço, pasi iu aplikua gjykimi i shkurtuar, u dënua me 8 vjet burg, ndërsa Selimi dhe Nina me nga 6.8 vite.
Nga ana tjetër, Apeli la në fuqi pushimin e çështjes për Saimir Prengën, Gjergji Lulin, Alfred Lulin, Ilir Duron, Françesko Çeçin, Lorik Prengajn dhe Gjergj Zefin. Po ashtu, ndryshe nga vendimi i Shkallës së Parë, Apeli vendosi të pushojë çështjen edhe ndaj Florid Vukajt, duke hequr edhe masën e sigurisë ndaj tij. Vukaj ishte dënuar më herët në Shkallë të Parë me 4.8 vite burg.
Apeli vendosi gjithashtu të konfiskonte 5 prona të paluajtshme me një sipërfaqe totale prej 362 metrash katrorë, si dhe kompaninë dhe pasuritë në pronësi të Braniol Liços.
Çështja ndaj grupit është pjesë e hetimeve të përbashkëta mes SPAK dhe autoriteteve italiane. Prokuroria e Posaçme ngriti akuzë për 18 persona, por në gjykim u dërguan 11. SPAK deklaroi se grupi kishte zhvilluar trafik që prej vitit 2015 e në vijim, kryesisht në qytetin e Durrësit në Shqipëri, si dhe në disa qytete të Italisë, përfshirë Bergamon, Breshian, Milanon dhe Torinon.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

28/12/2025
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al