Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Gjatë seancës së djeshme, Veliaj kundërshtoi provat e reja që pretendon SPAK, sikurse janë përgjimet. Veliaj pretendoi se Prokuroria e Posaçme ka përgjuar për një muaj bisedat e tij familjare.
“Ju nuk keni konsideruar prova te reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore”, u shpreh Veliaj.
Ndërkohë gjykata ka vendosur masën “Arrest në shtëpi” për biznesmenin Elman Abule, i cili lirohet kështu nga burgu.