• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arbitri më i mirë i vitit në Superiore, ja për kë votuan trajneri dhe kapiteni i Luftëtarit

24/12/2017
Arbitri më i mirë i vitit në Superiore, ja për kë votuan trajneri dhe kapiteni i Luftëtarit

Faqja zyrtare e emisionit “Procesi Sportiv” në “Top-Channel” ka zbuluar votimin për arbitrin më të mirë. Trajnerët Ilir Daja (Skënderbeu), Sulejman Starova (Partizani), Ernest Gjoka (Vllaznia), Gugash Magani (Teuta), Gentian Mezani (Laçi) dhe Hasan Lika (Luftëtari) kishin votuar për Xhajën, ndërsa nga kapitenët ai preferohej nga Orges Shehi (Skënderbeu), Idriz Batha (Partizani), Argent Halilaj (Kamza), Nijaz Lena (Teuta), Gentian Selmani (Laçi), Fation Sefa (Lushnja) dhe Orjad Beqiri (Luftëtari). 

Në listën me 20 votues, përfshi trajnerë dhe kapitenë, të vetmit që nuk kishin preferuar arbitrin nga Tirana ishin Shpëtim Duro dhe Tomislav Bushiç të Flamurtarit, Mlladen Milinkoviç dhe Rrahman Hallaçi të Kukësit, Hysen Dedja i Lushnjës, si dhe kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika. Për përfaqësuesit e ekipit vlonjat, ky ishte një “votim” i lexueshëm për vetë faktin se Xhaja është shpallur “non grata” nga Flamurtari.

“DASHURI” KUKSIANE DHE REFUZIM KORÇAR PËR ENEA JORGJIN

Enea Jorgji ishte një ndër të preferuarit e Skënderbeut deri më 20 maj, kur në Kukës gjyqtari i FIFA-s bëri një “masakër” të vërtetë duke vendosur fatin e titullit kampion. Në votimin që trajneri Ilir Daja dhe kapiteni Orges Shehi kanë bërë për gjyqtarin më të mirë, asnjë prej pikëve nuk ka shkuar për kryesorin nga Elbasani. Mirëpo, ky i fundit ka fituar zemrat e përfaqësuesve të klubit kuksian.

Si Milinkoviç dhe Hallaçi nuk kanë ngurruar të votojnë Jorgjin, i cili në fakt është djegur vetëm për dy vota, teksa ka marrë në total 11 pikë. Përveç kampionëve në fuqi, arbitri është votuar nga Sulejman Starova, Idriz Batha, Ernest Gjoka, Shpëtim Duro, Tomislav Bushiç, Gugash Magani, Hysen Dedja, Hasan Lika dhe Orjad Beqiri. Ndërkohë, në listën e arbitrave elitarët, të tretët më të mirë janë dy: Eldorian Hamiti dhe Klajdi Kola, të cilat kanë marrë secili nga pesë vota.

Interesant është fakti se gjyqtari nga Durrësi, Andi Koçi, të cilit iu hoq stema e FIFA-s, ka marrë vetëm një votim. Për të ka menduar bashkëqytetari i tij, Orges Shehi. Ndërsa Emirion Sino i kolegjiumit të Fierit preferohet nga Flamurtari (2 vota) dhe Lushnja (1 votë).

Related Posts

VIDEO/ United “zjarr” në Champions, Bayern vuan në pjesën e parë
Sport

VIDEO/ United “zjarr” në Champions, Bayern vuan në pjesën e parë

10/09/2026
VIDEO/ Roma dhe Fenerbahce bëjnë paqe në Champions, dy gola në Stamboll
Sport

VIDEO/ Roma dhe Fenerbahce bëjnë paqe në Champions, dy gola në Stamboll

10/09/2026
Eliminimi në tenis, Alkaraz: Largohem me kokën lart, Shelton një bishë
Sport

Eliminimi në tenis, Alkaraz: Largohem me kokën lart, Shelton një bishë

10/09/2026
Sport

UEFA Nations League / San Marino – Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët shqiptarë

10/09/2026
Sport

UEFA Nations League / San Marino – Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët shqiptarë

10/09/2026
Rezultoi me doping, atletja pezullohet katër vite – Balkanweb.com – News24
Sport

Rezultoi me doping, atletja pezullohet katër vite – Balkanweb.com – News24

10/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ United “zjarr” në Champions, Bayern vuan në pjesën e parë

VIDEO/ United “zjarr” në Champions, Bayern vuan në pjesën e parë

10/09/2026
VIDEO/ Roma dhe Fenerbahce bëjnë paqe në Champions, dy gola në Stamboll

VIDEO/ Roma dhe Fenerbahce bëjnë paqe në Champions, dy gola në Stamboll

10/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al