• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arbitrimi në sezonin 2024–2025/ Rritje të numrit të arbitrave me stemën FIFA, profesionalizëm & përfaqësim rekord

02/07/2025
Arbitrimi në sezonin 2024–2025/ Rritje të numrit të arbitrave me stemën FIFA, profesionalizëm & përfaqësim rekord

Gjatë sezonit 2024–2025, sektori i arbitrimit ka arritur zhvillim të dukshëm si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, duke konsoliduar profesionalizmin dhe besueshmërinë e arbitrave shqiptarë në fushën e lojës dhe përtej saj.

Rritje dhe përfaqësim ndërkombëtar

Ky sezon regjistroi numrin më të lartë të arbitrave shqiptarë me stemën e FIFA-s në historinë e futbollit tonë:

  • 12 arbitra meshkuj në futbollin e meshkujve;
  • 6 arbitre femra në futbollin e vajzave;
  • 1 arbitër në Futsal;
  • 2 vëzhgues të UEFA-s.

Zyrtarët shqiptarë kanë qenë të angazhuar në 47 ndeshje ndërkombëtare, me ftesa nga federata prestigjioze si Greqia dhe Katari, ku kanë gjykuar edhe ndeshje të nivelit të lartë derbi, AEK – Panathinaikos, me vlerësime shumë pozitive.

Rritje e bazës së arbitrave

Falë Akademisë së Arbitrimit, fushatës “Bëhu Arbitër” dhe rritjes së mbështetjes financiare, është rritur ndjeshëm numri i arbitrave aktivë:

  • Nga 276 meshkuj dhe 25 femra në sezonin 2022–2023,
  • në 300 meshkuj dhe 27 femra në sezonin aktual 2024–2025.

Kjo rritje reflekton interesin në rritje për këtë profil, veçanërisht nga të rinjtë, dhe efektivitetin e mbështetjes institucionale të ofruar nga FSHF.

Edukim dhe zhvillim profesional

Gjatë sezonit janë organizuar trajnime të rregullta për arbitrat në të gjitha nivelet, duke theksuar jo vetëm interpretimin teknik të rasteve, por edhe filozofinë e drejtimit të një ndeshjeje futbolli.

Këto trajnime kanë përmirësuar ndjeshëm qasjen, vendimmarrjen dhe koherencën në zbatimin e rregullave.

Arbitrat janë një pjesë vendimtare e lojës së futbollit. Mund të bëheni pjesë e botës së arbitrimit duke nisur aplikimin tuaj në këtë link: Bëhu Arbitër


Related Posts

Mbrojtësi i Kombëtares i dëmtuar, lë përgatitjet me skuadrën
Sport

Mbrojtësi i Kombëtares i dëmtuar, lë përgatitjet me skuadrën

17/07/2025
Po shkëlqen edhe me Kombëtaren, në Poloni duan që Shehu të zgjasë kontratën
Sport

Po shkëlqen edhe me Kombëtaren, në Poloni duan që Shehu të zgjasë kontratën

17/07/2025
Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion
Sport

Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion

17/07/2025
Mbrojtësi i Kombëtares i dëmtuar, lë përgatitjet me skuadrën
Sport

Mbrojtësi i Kombëtares i dëmtuar, lë përgatitjet me skuadrën

17/07/2025
Tirana, stërvitja planifikohet më 5 korrik. Kur pritet të zyrtarizohet drejtori dhe trajneri i ri
Sport

Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion

17/07/2025
Emërtimi i futbollit, Trump paralajmëron ndryshime të rëndësishme
Sport

Emërtimi i futbollit, Trump paralajmëron ndryshime të rëndësishme

17/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku më ka sfumuar pak karrierën

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku më ka sfumuar pak karrierën

17/07/2025

Koncerti i Coldplay/ Kamera kap aksidentalisht CEO-n e martuar duke u përqafuar me vartësen e tij

17/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al