• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arrestimet për korrupsion/ Ulsi Manja: S’kemi mbaruar punë në Kadastrën e Sarandës. Mos e bëni gjumin e qetë

25/03/2022
Arrestimet për korrupsion/ Ulsi Manja: S’kemi mbaruar punë në Kadastrën e Sarandës. Mos e bëni gjumin e qetë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka paralajmëruar se zyrtarë dhe ish-zyrtarë që kanë abuzuar me dosjet e pronave shtetërore dhe private do të jenë pjesë e hetimit.

Në një dalje për mediat, Manja tha se Drejtoria Anti-Korrupsion që është në varësi të Ministrisë që ai drejton, ka aktualisht në proces një hetim për tjetërsimet dhe falsifikimet me pronat, kryesisht në bregdet.

Ministri Manja vlerësoi edhe aksionin e një dite më parë në Kadastrën e Sarandës, ku u arrestuan 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë për shpërdorim detyre lidhur me pronat në bregdet.

“Asnjë zyrtar dhe ish-zyrtar abuzues me detyrën e shtetit tashmë nuk duhet të ndihet i sigurt dhe as ta bëjnë gjumin e qetë. Hetimi, kallëzimi dhe aksioni djeshëm ka ardhur pas kallëzimit të një qytetari. Dua të ftoj qytetarët se denoncimet nuk duhet t’i bëjnë vetëm pasi ata nuk zgjidhin hall. Nëse qytetari mbaron punë me zyrtarin dhe pastaj ankohet minimumi është bashkëpunëtor në nxitjen e korrupsionit në Shqipëri. Duhet ta zhdukim këtë mentalitetin e mbarimit të hallit me paligjshmëri apo duke paguar nën dorë. Nuk kemi mbaruar punë as në Kadastrën e Sarandës e as në të gjitha zyrat e Kadastrës. Drejtoria Anti-Korrupsion ka në proces një superhetim me të gjitha abuzimet me pronën publike dhe private nga veriu në jug me fokus të veçantë bregdetin. Dosja e hetimit e cila shtrihet në kohë, përfshihen ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të Kadastrës pavarësisht rangut dhe detyrës që mbajnë dhe që shumë shpejt pas përfundimit të këtij hetimi rezultate konkrete do jenë në duart e SPAK”

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Janari i Partizanit, axhendë sfiduese për të kuqtë e Kërnajës

29/12/2025
Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al