POLICIA E SHTETIT
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasit iranianë M. O., 59 vjeç dhe G. K., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dokumente të dyshuara të falsifikuara, për kërkim azili. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









