Policia ka arrestuar këngëtarin e njohur Aleksandër Gjoka. Burime nga policia bëjnë me dije se Aleksandër Gjoka është arrestuar pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Gjoka udhëtonte në mjetin e tij, kur patrulla e policisë e ndaloi sot dhe pasi iu nënshtrua testit të alkoolit, u vërejt se nivelin i tij në gjak ishte mbi normën e lejuar, 0.5 mg.
Kanë qenë efektivët e komisariatit nr.1 ata që kanë ndaluar dhe më pas shoqëruar në polici këngëtarin Gjoka.