Një 55 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në afërsi të Artës. Ai akuzohet për trafikim të paligjshëm të emigrantëve. Në makinën e tij ndodheshin 5 shtetas të tjerë shqiptarë, pa dokumente për hyrje në Greqi.
Policia greke sqaron se ndaj tyre ishte marrë më herët masa e ndalimit të hyrjes në zonën Shengen për shkak të shkeljes së rregullave. Gjashte te arrestuarit do të dërgohen në prokurorinë e Artës.








