Një 53-vjeçar nga Shkodra është arrestuar në Kakavijë, pasi ndaj tij ka një vendim gjyqësor që ai figuron i dënuar me 3 muaj burg.
“Më datë 20.09.2017, në P.K. K. Kakavijë, u kap shtetasi në kërkim A.T vjeç 53 banues në Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.