Një 36-vjecar nga Berati është arrestuar nga policia në Kakavijë, pasi rezultonte si i dënuar për falsifikim të dokumenteve shkollore.
“Më datë 26.10.2017, në SPK Kakavijë, u kap shtetasi në kërkim L.Ç, vjeç 36, banues në Berat, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, e ka dënuar 3 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”. Neni 187/1 i Kodit Penal”, thotë policia përmes një njoftimi.