• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arrestohet në Memaliaj i dyshuari për vrasjen e Edmond Papës, pranga edhe për Adriatik Kalemin

29/08/2024

Andrew (Edvin) Bode, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, në Selitë në kryeqytet në dhjetor të vitit 2022, është arrestuar në kuadër të një operacioni të zhvilluar sot (28 gusht) nga forcat RENEA në Memaliaj

Në dosjen e prokurorisë thuhet se Bode është i dyshuari kryesor si ekzekutor i Edmond Papës, e provuar kjo sipas organit të akuzës edhe nga pamjet filmike dhe nga qelizat telefonike që e kanë konstatuar prezencën e tij pranë vendit të ngjarjes në kohën kur është kryer vrasja. I pandehur për këtë atentat është marrë edhe Alvano Velo. Në pranga të policisë ka rënë edhe Julian Kalemi, i cili strehonte në banesë 45-vjeçarin Andrew (Edvin) Bode.

‘Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar Andrë Bodes, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 2022, ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të tjerë, dyshohet se janë autorët e vrasjes së shtetasit E. P.’- njofton policia.

Një tjetër person ra në pranga të operacionit të ‘RENEA’s të koduar ‘Plani’, Adriatik Kalemi (Andrea), babai i të cilit Shyqyri Kalemi u vra rreth një muaj më parë në një atentat mafioz në Memaliaj, ku humbi jetën edhe kamerieri i lokalit Gledio Muka dhe klienti Marsel Çela, kurse i plagosur mbeti Artur Kalemi, xhaxhai i tij.

Në banesën e 52-vjeçarit, forca të policisë gjetën një arsenal armësh dhe një shumë prej rreth 45 mijë eurosh. Më shumë gjasë, Andrea Kalemi, (që njihet edhe si Adriatik) po përgatiste hakmarrjen ndaj vrasjes ende të pa zbardhur të të atit dhe plagosjes së xhaxhait të tij mbrëmjen e 20 korrikut. Kalemi u ka shpëtuar disa sulmeve, në Tiranë e në Greqi.

‘Operacioni ka vijuar në Memaliaj, duke kryer kontroll në banesën e shtetasit Adriatik Kalemi. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.’- njoftoi policia.

52 vjeçari, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

Related Posts

Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026
Denoncimi te Skënder Hita që çoi në ‘shkrirjen’ e Policisë së Sarandës
Kryesore

Denoncimi te Skënder Hita që çoi në ‘shkrirjen’ e Policisë së Sarandës

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
“Merr ose lërë”, Beshiktash shton presionin: Nuk ka skonto për Muçin

“Merr ose lërë”, Beshiktash shton presionin: Nuk ka skonto për Muçin

16/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al