Një person nga Përmeti është arrestuar nga policia e këtij qyteti pasi u kap duke transportuar lëndë drusore pa patur dokumentacionin përkatës me vete.
Ja njoftimi i policisë për ngjarjen.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet u arrestua në flagrancë shtetasi :
Gjergji Kristo, 40 vjeç, banues në Përmet, pasi:
Në hyrje të qytetit të Përmetit u kap duke transportuar 5 m3 lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, me mjetin tip “Benz”, me targë PR 1109 B.
Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.