• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arsenal “shfryn” Milan, Saka i “thyen” testin e parë, por Allegri shfaqet i lumtur: Pashë gjëra pozitive (VIDEO)

24/07/2025
Arsenal “shfryn” Milan, Saka i “thyen” testin e parë, por Allegri shfaqet i lumtur: Pashë gjëra pozitive (VIDEO)

Milan i ri, histori e vjetër. “Djalli” bie në testin e parë në epokën Allegri2. Në Singapor, ndaj Arsenal, ekipi kuqezi nisi fazën përgatitore me një humbje minimale 1-0. Sigurisht, rezultati është gjëja e fundit që ka rëndësi, por Milan shfaqi pak ose aspak sinjale pozitive. Allegri e nisi këtë test me skemën 3-5-2, por i kushtëzuar nga mungesa të shumta, ku lojtarë si Modric e Giminez janë ende me pushime, ndërsa Maignan, Jimenez e Fofana në stol. Në pritje të Estupinan, me anësorin ekuadorian që zbarkon në Milano këtë të enjte për të zhvilluar testet mjekësore, Allegri hodhi në fushë nga minuta e parë blerjen e kësaj vere, Samuele Ricci, ndërsa sulmin ia besoi dyshes Leao-Pulisic.

Milan e kishte të vështirë të ndërtonte aksione të rrjedhshme sulmuese, krijuan vetëm 3 raste dhe goditën vetëm një herë kuadratin. Arsenal kishte jo vetëm kontrollin e topit, por ekipi i Artetas krijoi 23 raste, goditi 9 herë kuadratin. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, në minutën e 53-të, Saka me një goditje brenda në zonë gjeti golin, detaj që bëri diferencën deri në fund të këtij takimi.

Pas kohës së rregullt, për të argëtuar tifozët e pranishëm në stadium, u goditën edhe penalltitë, aty ku Milan ishte më i saktë duke fituar 6-5.

Në përfundim të këtij testi të parë, trajneri Allegri u shfaq i kënaqur: “Sigurisht që ishte një test i mirë kundër një prej skuadrave më të forta në Evropë. Jam i lumtur nga ajo që pashë edhe pse kemi vetëm 15 ditë që kemi nisur përgatitjet. Do të kemi kohë për të mësuar dhe përmirësuar. Leao? Zhvilloi një ndeshje të mirë, jam i kënaqur”, u shpreh Allegri i cili ndër të tjera konfirmoi edhe afrimin e Estupinan.

(BalkanWeb)


Related Posts

Botërori/ Flamuri kuqezi valëvitet në SHBA, nuk mungon “revolucioni i flamingove”
Sport

Botërori/ Flamuri kuqezi valëvitet në SHBA, nuk mungon “revolucioni i flamingove”

14/06/2026
Botërori/ Flamuri kuqezi valëvitet në SHBA, nuk mungon “revolucioni i flamingove”
Sport

Botërori/ Flamuri kuqezi valëvitet në SHBA, nuk mungon “revolucioni i flamingove”

14/06/2026
Manajn e “qajnë” edhe në Turqi, trajneri i Sivasspor “kryqëzon gishtat”: Shpresojmë të rikthehet në “play-off”
Sport

Sulmuesi i Kombëtares vuan nga dëmtimi, klubi turk i kërkon largimin

14/06/2026
HISTORIKE/ Dramë në fund! Hamilton fiton garën e parë te Ferrari, tërhiqet piloti që kryeson në Formula 1
Sport

HISTORIKE/ Dramë në fund! Hamilton fiton garën e parë te Ferrari, tërhiqet piloti që kryeson në Formula 1

14/06/2026
Nuk u zbraz kurrë, Vllaznia gjen problemin që e penalizoi
Sport

Pa kontratë te Vllaznia, kush është sulmuesi që i bashkohet ekipit të Martinit

14/06/2026
Çutra paralajmëron Holandën: Kujdes nga Japonia, janë ekip që mund të bëjnë dëm
Sport

Çutra paralajmëron Holandën: Kujdes nga Japonia, janë ekip që mund të bëjnë dëm

14/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Botërori/ Flamuri kuqezi valëvitet në SHBA, nuk mungon “revolucioni i flamingove”

Botërori/ Flamuri kuqezi valëvitet në SHBA, nuk mungon “revolucioni i flamingove”

14/06/2026
Gazeta italiane/ Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane/ Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

14/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al