Pas marrëveshjes Rama- Basha njëra ndër 6 ministritë që do t’i kalojë opozitës është dhe ajo e arsimit dhe njëri ndër emrat e lakuar jo vetëm në media për marrjen e këtij posti, ka qenë dhe ai i prof. Artan Fugës.
Për këtë çështje ka reaguar vetë Fuga, i cili përmes një statusi në rrjetin e tij social ka shpjeguar se është i gatshëm që të marrë çdo lloj detyre për të bërë reforma në funksion të lëvizjes për Një Republikë të Re.
Por… ka një “Por” për Artan Fugën!
Profesori i fakultetit të Gazetarisë dhe Komunikimit shkruan se në kushtet kur ministrat teknikë që opozita do të vërë në qeveri nuk kanë pushtet dhe do të vihen vetëm si figura për të materializuar marrëveshjen Rama- Basha, ai preferon të vijojë me punët e tij akademike.
Por pavarësisht faktit se ai nuk kërkon të jetë një ministër “roje”, Fuga lë të hapur mundësinë për t’u angazhuar nëse propozohet si një ministër i mirëfilltë