• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Artan Hoxha kujton kohën kur ishte emigrant në Greqi: Mitsotakis urdhëroi operacionet e tmerrshme “Fshesa”, na masakronin!

31/10/2023
Artan Hoxha kujton kohën kur ishte emigrant në Greqi: Mitsotakis urdhëroi operacionet e tmerrshme “Fshesa”, na masakronin!

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit”, për ngritjen e busit të ish-kryeministrit grek, Kostandin Mistotakis në Derviçan, ceremoni ku mori pjesë edhe kryeministri Rama, tre ditë më parë.

Hoxha tha se babai i kryeministrit aktual të Greqisë, ishte urdhëruesi i operacioneve të dëbimit të emigrantëve shqiptarë në fillimvitet ’90. Ai rrëfeu përvojën persponale kur policia greke masakronte pa asnjë shkak emigrantët ekonomikë shqiptarë, ndërsa deportoheshin në atdhe. Ndërsa ngritjen e bustit në Dropull, Hoxha e konsideroi një qokë e shkuar dëm e Ramës ndaj homologut grek, që refuzoi të merrte pjesë pas tensioneve për arrestimin e Fredi Belerit.

“Mistotakis është kryeministri i parë grek që ka vizituar Dropullin në vitin 1991 dhe vetëm për këtë fakt, Rama ka gjetur një sebep për ta patur mirë me grekët, sepse na është thënë se ky Mitsotaqisi i parë ka ndikuar në marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Unë kam qenë emigrant në Greqi dhe e di çfarë kemi hequr nga operacionet e policisë greke! Operacionin ‘Fshesa” e ka bërë Kostandin Mitsotaqis. Ne uronim kur na kapnin që të mbushej autobusi shpejt se mund të na linin në birucë për ditë të tëra pa ujë dhe pa bukë. Na kanë futur në një autobus për 20 vetë, 70 vetë dhe nga Lamia poshtë dhe derisa na kanë nxjerrë në Kakavijë dhe nuk na kanë ndaluar as për bukë, as për ujë. Ky njeri që ka bërë operacionet më të tmerrshme “Fshesa”, sepse kur na kapnin na rrihnin kot, na masakronin dhe thonin: Shkoni tani te Berisha!

Ndërkohë këtij i bëhet busti në Dropull dhe këtë ia bëjmë ne, se po ta kishin kërkuar ata të Dropullit shumë mirë. Kur u bë vizita e fundit e Kiriakos Mistotakis, u premtua se do të vinte edhe ai. Interesante është që në këtë ceremoni që Rama e bën nën frymën e konfliktit për Belerin dhe e bën një ditë përpara Festës Kombëtare Greke, çuditërisht nuk vjen askush nga autoritetet greke, vetëm një deputet i Demokracisë së Re që ishte rangu më i ulët, madje nuk ishte as Vangjel Dule që është përfaqësuesi më i lartë i minoritetit grek.

Kjo ceremoni që u nis për të bërë një qokë Kiriako Mistotakis përfundoi vetëm Edi Rama dhe një deputete e Gjirokastrës dhe kryetari i bashkisë së Dropullit që i mbajti çadrën”.

Related Posts

Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore
Kryesore

Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore

06/07/2026
Fake news bëri xhiron e rrjetit, s’ka sekuestrim të culularit nga BKH për drejtoreshën e Kadastrës dhe as kontroll të zyrës
Kryesore

Fake news bëri xhiron e rrjetit, s’ka sekuestrim të culularit nga BKH për drejtoreshën e Kadastrës dhe as kontroll të zyrës

06/07/2026
“Koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka rënë kur iku kompania turke”
Kryesore

Aeroporti i Vlorës/ Pacolli: Gjykata hoqi masat kufizuese ndaj MABCO

06/07/2026
Nuk ka qetësi në Kombëtare! Titullari mungon ndaj Ukrainës
Kryesore

Skënder Hita hap garën për tre departamentet kyçe të Policisë së Shtetit, priten ndryshime edhe në qarqe

06/07/2026
Lirohet i arrestuari me epilepsi, bën gjestin demonstrativ me vezë pas daljes nga qelia
Kryesore

Lirohet i arrestuari me epilepsi, bën gjestin demonstrativ me vezë pas daljes nga qelia

05/07/2026
Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici
Kryesore

Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici

05/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Egnatia nis nesër rrugëtimin në UEFA Champions League, përballet në transfertë me ekipin e Petrocub

Egnatia nis nesër rrugëtimin në UEFA Champions League, përballet në transfertë me ekipin e Petrocub

07/07/2026
VIDEO/ Kualifikim thriller, Argjentina përmbys Egjiptin dhe shkon në çerekfinale të Botërorit

VIDEO/ Kualifikim thriller, Argjentina përmbys Egjiptin dhe shkon në çerekfinale të Botërorit

07/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al