• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Artan Hoxha ‘zbërthen’ Elbasanin: Ja pse policia u bë pishman për ndjekjen e ‘Range Rover’

28/09/2017
Artan Hoxha ‘zbërthen’ Elbasanin: Ja pse policia u bë pishman për ndjekjen e ‘Range Rover’

Gazetari Artan Hoxha, ka bërë një analizë të detajuar ditën e sotme mbi atë se çfarë ka ndodhur në tregun ushqimor në Elbasan, ku ka zbuluar dhe disa detaje të reja.

Përmes një analize ai shpjegon arsyet se përse Policia e Elbasanit u bë shumë shpejt pishman se pse i ishte vënë nga pas një makine Range Rover.

Analiza e Artan Hoxhës:

Elbasan i bukur, Elbasan…

E mbani mend atë videon e 18 shtatorit me Audi-n e blinduar në Elbasan, dhe policinë qe e kishte derën e tregut hapur dhe nuk e kalonte pragun se mos shkelte vijën ndarëse mes izraeliteve dhe palestinezeve në Jerusalem?!!!

Nga ajo mbrëmje deri sot kanë kaluar plote 10 ditë. Dëgjuam e çfarë nuk dëgjuam sot në parlament, “nëna e krimit”, “nëna e nënave të krimit”, “gjyshja dhe gjyshi i krimit”…. baballarët e kombit bërtitën fort, ligjiiiii, policiaaaaaa, prokuroriaaaaa, qeveriaaaaaa e dreqi me të bir.

Po në të vërtetë çfarë ka ndodhur këto 10 ditë në Elbasan?!!!!

Policia sigurisht është bërë pishman që iu sul atij Range Rover-it nga pas. Sot do ishte mirë e bukur në hallin e vet. Nuk është arrestuar as autori, as shefat e tij, as mbrojtësit e tij. Prokuroria e Krimeve të Rënda që bëri gjithë atë zhurmë, pasi e mori dosjen në dorë, e pa që ishte “patate” shumë e nxehtë dhe ia delegoi për moskompetencë prokurorisë së Elbasanit. Prokuroria e Elbasanit që është përgjegjëse po aq sa policia për të vrarët e grupeve kriminale në qytet, i bëri një pyetje vetes!!!!

Kur nuk guxojnë ta hetojnë këtë çështje ata të Krimeve të Rënda nga Tirana që janë më të mbrojtur nga shteti, si ta hetojmë ne këtu që jemi në mes të luftës???!!!

Pas 10 ditë hetimesh i vetmi i arrestuar VIP i kësaj historie është vetëm Valmir Dedja 44-vjeç, roja i tregut agro-bujqësor. Nga pamjet në video, i vetmi njeri korrekt aty që ka bërë vetëm detyrën është roja. E kane urdhëruar punëdhënësit hap derën, ka hapur derën. I kanë thënë, mbylle derën!!!! E ka mbyllur. I kanë thënë, mos e hap derën!!! Nuk e ka hapur…Ç’të bënte më Valmir mavriu. Mban fëmijët me bukë me atë punë. Por në fund edhe pse është më i pafajshmi në atë histori, pikërisht atë e kanë futur në kokërr të burgut. Akuza zyrtare për të është:

“ka kundërshtuar urdhërin e Punonjësit të Policisë duke mos lejuar hapjen e derës së tregut. Ndaj tij materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik kryer në bashkëpunim” “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 236, 242, 302 të Kodit Penal”…

Besoj jam i qartë. I vetmi bos krimi i kapur deri tani nga lufta e përgjakshme për kontrollin e Elbasanit, është Valmir ditëziu, roja i tregut agro-bujqësor që bëri detyrën si roje…

Hajde qerrata shtet hajde!!!!

Nuk thonë kot se shteti e kap lepurin me qerre. Po kap lepurin që është në këmbë ama, se ujqërit me Audi A8 të blinduar, e marrin shtetin zvarrë me gjithë qerre e fuoristradë bashkë….

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

Pse rikthimi i Toneyt në shtëpi i kushtoi shumë banorëve?

23/12/2025
Mancini thërret Shpendin, e kërkon në Katar, milionat tundojnë sulmuesin

Mancini thërret Shpendin, e kërkon në Katar, milionat tundojnë sulmuesin

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al