• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori Andon Qesari

13/02/2021
Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori Andon Qesari

Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 78 vjeçare aktori i shquar shqiptar Andon Qesari pas një sëmundje të rëndë. Artisti i Popullit Andon Qesari ka lindur më 27 qershor të vitit 1942 në fshatin Qeparo të Vlorës.

Pasi diplomohet në Institutin “Aleksandër Moisiu” (sot Akademia e Arteve) për aktor në vitin 1966, fillon punën në Teatrin e Vlorës.

Në vitin 1972 emërohet pedagog në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Në vitin 1975 fillon punën si aktor në Teatrin Popullor sot (Teatri Kombëtar) ku dhe emërohet përfundimisht aktor i tij në vitin 1977.

Ka interpretuar shumë role.

Roli i tij i parë do të jetë me premierën e dramës “Shënomëni dhe mua” e Hilmi Minarollit në 17 Tetor 1976 ku ai do të luante rolin e Besnikut, më tej do të vazhdonin rolet e tjera si : Aleksi tek “Doktori pacient” e Ruzhdi Pulahës, Qamil Beu tek “Epoka para gjyqit” e Ekrem Kryeziut, Ksanthi tek “Dhelpra dhe rrushtë (Ezopi)” e Guilherme Figueiredo, Konti tek “Fernando Krafi më ka shkruar një letër” e Dorstit, Feni tek “Furnalta” e Ruzhdi Pulahës e shumë të tjerë.

Po kështu do të jetë regjisor edhe i shumë dramave si : “8 Persona plus” e Ferdinand Radit e Dorstit, “Karnavalet e Korçës” e Dhimitër Pecanit, “Këmbanat e Muzgut” e Teodor Laços, “Në jetë” e Dhimitër Xhuvanit etj.

Nuk mungojnë rolet e tij as në kinematografi si p.sh: roli i Skënderit në filmin “Ngadhënjim mbi vdekjen” në vitin 1967, rolin e Bilalit, Komandantit të Shtabit partizan tek filmi “Ata ishin katër” në vitin 1977, doktor Kozmai në filmin “Tela për violinë” e shumë të tjerë. Njëkohësisht më veprimtarinë e tij artistike Andon Qesari vazhdon edhe veprimtarinë akademike si pedagog i Akademisë së Arteve. Për meritat e tij artistike Andon Qesari është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit’.

Related Posts

Lajme

E rëndë në E rëndë në Greqi, 55-vjeçari p*rdhunon kunatën dhe e kërcënon me vrasje nëse do të tregonte

14/03/2026
E rëndë në Itali/ I riu shqiptar gjendet i pajetë në një hotel
Lajme

E rëndë në Itali/ I riu shqiptar gjendet i pajetë në një hotel

14/03/2026
Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)
Kryesore

Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)

14/03/2026
Deputeti i PS: SPAK është pasuri kombëtare!
Lajme

Deputeti i PS: SPAK është pasuri kombëtare!

14/03/2026
Ministri Çuçi letër ILD e KLGJ për gjyqtarin e Administratives në Gjirokastër: Me vendimet e tij, po bëhet shkak në pengimin e aksionit të IKMT, për prishjen e ndërtimeve të paligjshme
Kryesore

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me 3 të mitur, gjykata lë në burg 67-vjeçarin në Gjirokastër

14/03/2026
Rama tregon për takimin me ambasadoren amerikane në Athinë: Diskutuam për çështje të interesit të lartë dhe energjinë!
Kryesore

Rama tregon për takimin me ambasadoren amerikane në Athinë: Diskutuam për çështje të interesit të lartë dhe energjinë!

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë në E rëndë në Greqi, 55-vjeçari p*rdhunon kunatën dhe e kërcënon me vrasje nëse do të tregonte

14/03/2026
E rëndë në Itali/ I riu shqiptar gjendet i pajetë në një hotel

E rëndë në Itali/ I riu shqiptar gjendet i pajetë në një hotel

14/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al